Health

Ti ishe bebe perfekte, por depresioni më tha të të urreja!

Ti ishe bebe perfekte, por depresioni më tha të të urreja!

Një baba i cili vuante nga depresioni pas lindjes së vajzës ka përlotur gjithë internetin duke i kërkuar falje asaj për gjithë kohën që e ka “urryer”.

Letrën, e ka përshkruar si tepër të vështirë për tu shkruar dhe akoma më të vështirë për tu lexuar. Aty ai i shpjegon vogëlushes përse javët e para të jetës së saj nuk e donte dhe herë herë pendohej që ajo kishte lindur.

Ti ishe bebe perfekte, por depresioni më tha të të urreja!

11 muaj më pas, ai përpiqet t’i tregojë të voglës çfarë është depresioni i pas lindjes dhe se gjithçka ndiente, nuk kishin lidhje me të.

Ndonëse ajo ende nuk mund të lexojë, do ta ketë  një kujtim në të ardhmen.

Ti ishe bebe perfekte, por depresioni më tha të të urreja!

“Ti duhet ta dish!. Këto ndjenja s’kanë qenë kurrë unë. Vuajta shumë kohë prej tij dhe me gjasa do të rri edhe për pak aty, në një lloj forme. Por se mendoja kurrë se do të më thoshte të mos të pëlqeja ty. Ti ishe një bebe perfekte, por depresioni s’donte të dinte sa e mirë ishe. Thjesht më thoshte të mos të të doja dhe të largohesha prej teje.”- shkruan ai.

Pavarësisht luftës që ndodhte brenda tij, babai përpiqej të fokusohej në dashurinë që ndjente se thellë thellë e kishte.

Në fund të letrës, ai rrëfen se kurrë nuk e kishte menduar se do të vuante nga diçka e tillë para se vajza të vinte në jetë.  Me ndihmën e bashkëshortes dhe dashurinë që merrte nga bebushja, ai rrëfen se pjesa më e keqe kaloi.

Ti ishe bebe perfekte, por depresioni më tha të të urreja!

Depresioni i pas lindjes është një problem që u ndodh 1 në 10 grave. Burrat nuk përjashtohen kurrsesi, por janë më të paktën në numër ata që vuajnë prej tij.

Burimi: The Independent

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼