Ç’është 'goja macho,' ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

 Read in English

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po i drejtohen kirurgut plastik për të theksuar buzët e tyre.

Si në gjithë ndërhyrjet e tjera estetike, edhe burrat në fjalë po fryjnë buzët të frymëzuar nga Brad Pitt, Channing Tatum dhe Harry Styles. Duan të duken si ata dhe prandaj korrigjojnë tiparin më dominant të fytyrës.

Ndërhyrja konsiston në korrigjim të bazës së hundës dhe mbushje të buzës së poshtme. Kirurgët përdorin mbushës natyralë si Juvederm apo kolagjen, të cilët kushtojnë $1,000 për mililitër. Zakonisht përdoren katër mililitra për pacient.

Që nga viti 2005, niveli i burrave që bënin ndërhyrje estetike u rrit me 28% në 2016-n. Ndërkohë, procedurat e lehta si injeksionet në buzë u rritën me 74% nga 2015-a në 2016-n.

Sipas Dr. Rian Maercks, një kirurgu plastik në Florida, burrat po bëjnë gjithnjë e më shumë ndërhyrje estetike për të fryrë buzën e poshtme dhe për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse. Ky trend, sipas tij, nisi prej kulturës së selfie-ve.

“Rrjetet sociale, aplikacionet për të njohur njerëz të rinj, kultura e selfie-ve, të gjitha këto ndikuan shumë."

Artikuj të ngjashëm