
Pas sulmit terrorist në koncertin në Manchester, “No Tear Left to Cry” është kënga e parë e publikuar nga Ariana Grande. Kënga i kushtohet 22 viktimave që humbën jetën në maj të 2017-ës dhe familjeve të tyre.

“No Tears Left to Cry” (S’më kanë mbetur më lotë) flet për frikën që duhet të kapërcejnë njerëzit në jetë, për mënyrën si duhet të ringrihen pas betejave të forta, atëherë kur lotët shterojnë dhe s’mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojnë përpara.

Shpërthimi në koncertin e turit “Dangerous Woman” ndodhi pothuajse menjëherë pasi Ariana Grande u largua nga skena, ku 22 njerëz mbetën të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën.

Pas tragjedisë, Ariana Grande u kthye në Manchester në një koncert gjigand ku morën pjesë 60 mijë njerëz, fitimet e të cilit shkuan për fondin e emergjencës së organizatës “We Love Manchester”. Për më shumë informacion mund të klikoni këtu.

Në fund të klipit të këngës, shihet një bletë që fluturon, simbol ky i qytetit të Manchester-it.

Burimi: E! Online