Kim Kardashian, nëna e korrektorit, na e ka treguar mijëra herë përgjatë muajit të kaluar si ta përdorim produktin për të fsheshur rrathët e zinj dhe puçrrat në fytyrë. Por, sipas aplikacionit të saj, Kim ka zbuluar një veti të pamenduar të produktit mrekullibërës.
“Nëse nuk kemi një rimel volumizues mund t’i përgatitni qerpikët me disa shtresa korrektor. Aplikoni pak korrektor në një furçë të vogël dhe lyeni qeprikët me të. Prisni pak sa të thahet dhe mbi të vini rimelin tuaj të preferuar. Volum dhe gjatësi brenda pak minutash.”
Jemi pa fjalë.
Në të njëjtin postim, Kim ndau me ndjekësit dhe disa hile të tjera që kanë të bëjnë me korrektorët, duke shtuar se mban gjithnjë një me vete. Para se të përdorë një buzëkuq të ndezur, Kim aplikon mbi buzë korrektor për të neutralizuar bazën dhe për ta bërë buzëkuqin të bjerë më shumë në sy. Gjithashtu përdor korrektor pas aplikimit të buzëkuqit për të korigjuar gabimet e vogla dhe për të mbajtur ngjyrën në vend.