5 hile për pastrimin e këpucëve që i mësoni tani

 Read in English

Këpucët lustrafin pastrojini me një leckë kadifeje. Nëse kujdeseni gjithmonë kështu për këpucët, askush nuk do ta kuptojë që këpucët tuaja janë blerë kohë apo vite më parë.

Njollat në këpucët kamosh hiqini duke e fërkuar zonën me pak niseshte. Nëse këpucët janë në ngjyrë gështenjë mund të përdorni edhe kafe.

Pasta e dhëmbëve është perfektja për të zbardhuar gomën e atleteve. Sigurohuni që pasta të jetë e bardhë.

Këpucët kamosh me kalimin e kohës, për shkak të nxehtësisë apo ujit nisin të forcohen dhe çahen. Për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre zbutini duke lëshuar avull me hekur.

Për t’i dhënë fund erës së pakëndshme përdorni uthull. Njomni një pambuk dhe fërkoni me të pjesën e brendshme të këpucëve. Lërini të thahen më pas në një ambjent të hapur.

Burimi: Bright Side

Artikuj të ngjashëm