Që sonte flini pa rroba veshur

 Read in English

Na është mësuar që të flemë me pizhame, por të fjeturit pa rroba veshur është shumë më e shëndetshme nga ç’mund ta mendoni.

Studiues nga universiteti i Amsterdamit vunë re se fjetja lakuriq, e cila ul temperaturën e trupit rrit cilësinë e gjumit dhe ndërkohë ul mundësinë që ju të zgjoheni vazhdimisht gjatë natës. Do të flini shumë më rehat dhe do të bëni një gjumë të thellë.

Ndonëse nuk mund të dobësohemi vetëm duke fjetur gjumë, po të kombinojmë një dietë të mirë ushqimore, ushtrime fizike dhe gjumë të rehatshëm do të humbasim shumë më shumë kile. Studimet e fundit kanë treguar se ulja e temperaturës së trupit nxit metabolizmin, ndërkohë që frenon avancimin e diabetit.

Për më tepër edhe niveli i cotisol- it, hormonit të stresit luan një rol jo të paktë. Duke bërë një gjumë të rehatshëm ne ulim nivelet e prodhimit të tij, i cili ndikon në shtimin e peshës dhe dëshirën për të ngrënë sa më shumë sheqer.

Përgjatë gjithë ditës zonat tona intime dhe këmbët mbulohen nga rrobat. Kështu duke fjetur pa rroba ne u japim mundësi të ajrosen zonave që kanë tendencën të djersijnë më shumë. Po kështu temperatura e ulët e trupit, që vjen nga fjetja pa rroba mbron qelizat tona dhe ka një efekt kundërplakjes.

Djersa mund t’i dëmtojë seriozisht flokët tona, për shkak të kripës e cili irriton lëkurën e kokës dhe shkakton rënie të flokëve. Duke fjetur sa më freskët, pa rroba do të djersini më pak dhe do të keni flokë të bukur e të shëndetshëm.

Duke fjetur lakuriq organi gjenital i femrës arrin të qëndrojë i thatë dhe i ajrosur. Po kështu  një fjetje e tillë sugjerohet edhe për meshkujt. Temperatura e lartë e trupit ndikon në cilësinë e spermës, ndaj testikujt duhet të jenë në një temperaturë sa më të ulët.

Vetëbesimi është çelësi kryesor i një jetë të lumtur dhe karriere të suksesshme. Duke fjetur pa rroba ju do të mësoheni me lëkurën tuaj, do të krijoni më shumë kontakt me veten dhe do ta pranoni ashtu siç është.

Psikologët thonë po ashtu se një mënyrë për ta mbajtur zjarrin e dashurisë ndezur është të flini pa rroba. Kjo shpjegohet me faktin se kontakti lëkurë me lëkurë çliron oxytocin, i njohur si hormoni i të ndjerit mirë.

Artikuj të ngjashëm