Çfarë mësova rreth tradhtisë pasi fjeta me burrë të martuar

"Pas natës së dytë të seksit, mund t’ju them se kjo ishte më shumë se thjesht seks për të"

 Read in English

Nuk e jam e sigurtë nëse mund të justifikoj historitë e mia me burra të martuar, por çfarë kam mësuar prej tyre, kërkon diskutim. Jo mes meje dhe bashkëshortëve të tyre, edhe pse do të ishte interesante të dëgjoja edhe versionin e tyre.

Jo, ky diskutim duhet të jetë mes burrave dhe grave të tyre dhe për mënyrën se si ne kontrrollojmë gomat e makinës së familjes, për të shmangur ndonjë aksident.

Para disa vitesh, ndërkohë që jetoja në Londër, shoqërohesha me burra të martuar për të mbushur vetminë dhe dhimbjen që kisha sepse sapo kisha dal nga një divorc. Nuk kërkova unë që ata të ishin specifikisht të martuar. Ishin ata të cilët  u ofruan të parët të më kthenin përgjigje në çdo rrjet social që hapa për të kaluar kohën.

Pas një martese 23 vjeçare, doja seks por jo një lidhje të vërtetë. Kjo në fakt është paksa e rrezikshme sepse ti jo gjithnjë mund të kontrrollosh emocionet kur kombinohen me kiminë trupore, por mendoja se duke qenë burra të martuar me gra dhe fëmijë në shtëpinë e tyre do të më mbante larg tërheqjeve të tjera. Dhe kisha të drejtë. Ata nuk u përfshinë, as unë jo, kështu që ishim shumë mirë me njëri tjetrin.

Tregohesha e kujdesshme për burrat që takoja. Sigurohesha që asnjëri prej tyre të mos mendonte të linte gruan apo që historia jonë të kërcënonte çfarë ata kishin krijuar bashkë.

Në disa raste, burrat që kam takuar kanë qenë të martuar me gra të cilat nuk përfshiheshin më seksualisht me ta, por këta të fundit gjithsesi iu ishin përkushtuar.

Atë periudhë të jetës sime kam komunikuar me ndoshta 12 meshkuj  dhe ka bërë seks me gati gjysmën prej tyre. Me të tjerët thjesht kam folur, por kaq.

Para se të takoja secilin prej tyre i pyesja se përse e bënin këtë. Doja të isha e sigurtë se ajo çfarë donin prej meje ishte thjesht seks.

Ajo çfarë më surprizoi ishte se këto lloj bashkëshortësh nuk donin më shumë seks, ata thjesht donin çdo lloj seksi.

Mbaj mend, takova njëherë një burrë i  cili dyshonte se gruaja e tradhtonte sepse ajo tregonte më interes në seks. Ndërsa të tjerët që takoja bënin seks me bashkëshortet e tyre.

E di se çfarë shije ka mungesa e seksit, e di gjithashtu çfarë do të thotë ta duash jetën tënde seksuale më shumë se partneri yt. Pastaj, kur gruaja hyn në periudhën e menopauzës papritur kjo dëshirë zbehet.

Në të 49-at e mia isha e tmerruar pikërisht nga kjo. Kisha frikë se do të humbisja dëshirën për të bërë seks. Burrave nuk iu ndodh ky ndryshim kaq drastik. Kështu ne vuajmë këtë lloj disbalance, që në fakt është një problem i madh për të cilin ne nuk flasim kurrë hapur.

Ndoshta një nga arsyet se pse gratë nuk kryenin marrëdhënie me burrat e tyre është sepse me plakjen e tyre kërkojnë një lloj tjetër seksi. 

Për shumë gra, seksi jashtë martese është një formë çlirimi nga përgjegjësitë që kanë si bashkëshorte dhe nëna të devotshme në shtëpi. Seksi i martesës, për to shpesh shihet si detyrim. Kurse një histori jashtë saj është aventurë.

Ndërkohë, burrat me të cilët unë kam kaluar kohë kanë qenë në rregull me seksin e detyrueshëm. Për ta, aventura nuk ishte arsyeja kryesore e tradhtisë.

Mbaj mend, kur kam dalë me një burrë të martuar, ndoshta me të preferuarin tim kemi biseduar shumë, dëgjuam muzikë të viteve ’80-të dhe  sigurisht bëmë seks. Por gjithashtu folëm.

E pyeta:  Po sikur ti t’i thoje gruas tënde. Shiko, unë të dua edhe ty edhe fëmijët, por kam nevojë për seks në jetën time. A mund të krijoj një flirt momenti?

Ai mu përgjigj se nuk donte ta lëndonte. Më tha se ishte sforcuar për 10 vite duke rritur fëmijët dhe duke u përpjekur shumë për veten e saj. Nëse do t’ja bënte këtë lloj pyetje më tha se ajo do të vdiste nga dhimbja.

-Pra ti nuk do ta lëndosh dhe preferon më mirë ta gënjesh. Personalisht unë do të doja ta dija.

Në fakt, ndoshta do të doja ta dija. Vetë martesa ime nuk kishte marrë fund për një shkak të tillë dhe nuk ishte e lehtë ta vendosja veten në pozicionin e saj.

“-Nuk është detyrimisht një gënjeshtër nëse nuk tregon të vërtetën. Është më mirë kur nuk tregon gjë.”- mu përgjigj ai.

- Unë thjesht nuk dua të kem frikë të flas hapur për jetën seksuale me burrin të cilin kam martuar sepse nëse se bëj, rriten shanset e një seksi jashtë martese.

- Epo të shkoftë mbarë më këtë!- tha ai.

- Kur martohemi, pranojmë se do të përqafojmë monogaminë, por pastaj dalëngadalë fillon pakujdesia. Nuk dua të ndahemi, por duam të ndihemi seksualisht më të gjallë. Pse të prishim familjen nëse thjesht mund të pranojmë idenë e një historie tjetër rastësore?

Ai qeshi dhe më tha ta përfundojmë këtë bisedë para se kjo e jona të mos bëhej e mërzitshme.

Nuk arrita kurrë ta bindja tim shoq të tregohej i hapur me mua për çfarë bënte ai. Ndoshta po tregohesha shumë pragmatiste me tema të rënda që kërkonin detyrimisht një fajtor, frikëra dhe përgjegjësira. Në fund të të gjithave, është më e lehtë të flasësh teorikisht për martesën se sa të zbulosh rreth saj.

Unë, isha fanse e idesë se nëse im shoq donte diçka të cilën unë nuk mund t’ja jepja, s’mund ta ndaloja kurrsesoii ta merrte atë nga një tjetër vend, për aq kohë sa ai nuk rrezikonte familjen tonë. Supozoja se nevojat e tij lidheshin me dëshirën për të bërë një udhëtimme miqtë, por e vërteta është që seksi është bazik. Intimiteti fizik është esencial për njerëzit, për shëndetin dhe mirëqënien tonë.

Kështu, pse duhet t’ja mohojmë këtë lloj nevojë njeriut që duam më shumë?  Nëse lidhja që kemi na jep qëndrueshmëri, por s’na përmbush seksualisht , a duhet ne t’i shkatërrojmë martesat tona dhe ta gjëjmë këtë intimitet diku tjetër?

Me këtë burrë që ju tregova pak më parë nuk mund të them se kisha një histori. Mund të kemi fjetur bashkë rreth 4 herë për disa vite. Flisnim shpesh në telefon dhe unë kurrë nuk e ndjeva nevojën për tu bërë posesive apo kurioze. Isha thjesht e lumtur të isha në shoqërinë e tij.

Pas natës së dytë të seksit, mund t’ju them se kjo ishte më shumë se thjesht seks për të. Ai ishte i dëshpëruar për ngrohtësi. Më tha se donte të ishte i afërt me gruan e tij por  nuk mundte, për shkak të mosmarrveshjeve që kishin patur kohë pas kohe. Mungesa e seksit i kishte ftohur dhe larguar shumë më tepër nga njëri tjetri.

Nuk po përpiqem të them se poligamia është zgjidhja, sepse dhe ajo vjen me rreziqet e saj. Ajo çfarë dua të them është se dialogu dhe sinqeriteti është përgjigja më e mirë. Mungesa e seksit në një martesë është e përbashkët dhe nuk ka vend për ta lënë mënjanë. Nga ana tjetër, një histori jashtë saj jo detyrimisht mund të shkatërrojë një martesë.

Ajo çfarë këto burra s’bënin dot ishte të flisnin me gratë e tyre që të dyja palët të kuptonin rrënjët e asaj tradhtie. Pothuajse të gjithë, u përpoqën të më bindnin se po tregoheshin të mirë duke i mbajtur këto lidhje sekrete. Duket sikur thjesht kishin bindur veten. Harruan se gënjeshtra dhe sekretet janë shkatërruese.

Në fund të gjithë kësaj, mendoj se në të vërtetë ajo çfarë këta burra s’donin të dëgjonin ishte diçka tjetër. Fakti që gratë e tyre nuk donin të kryenin më marrëdhënie me ta, prandaj një llogari në Tinder dukej si shpëtimi i vetëm.

Shënim: Ky shkrim është përshtatur nga The New York Times

Artikuj të ngjashëm