Showbiz

Me pak fjalë, Yllka Mujo është vjehrra e ëndrrave

Me pak fjalë, Yllka Mujo është vjehrra e ëndrrave

Aktori Amos Zaharia, djali i vetëm i aktores së njohur shqiptare Yllka Mujo është prej vitesh në një marrëdhënie me Gigliola Haverikun, vokalisten e “Hot Club Tirana”.

Në një intervistë për “Bluetooth” Gigliola foli veçanërisht rreth marrëdhënies me të vjehrrën, Yllkën.

Me pak fjalë, Yllka Mujo është vjehrra e ëndrrave

Gigliola tha se pavarësisht zënkave të vogla me Amosin, Yllka preferon të mbajë distancë.

“Jo nuk ndërhyn aspak. Vetëm kur vendos ta flas me të dhe të marr ndonjë këshillë nga ajo, gjë që e bëj shpesh.”

Me pak fjalë, Yllka Mujo është vjehrra e ëndrrave

Raporti nuse- vjehrrë është mjaft i shëndetshëm midis tyre. Kjo vihet re edhe në komentet e shumta në rrjetet sociale, ku i drejtohen njëra- tjetrës me epitete të veçanta.

“Ne jemi të dyja tipe ledhatare. Epitetet lindën shumë natyrshëm.”

Në një intervistë të dy viteve më parë, Gigliola u shpreh sërish me konsideratat më të larta për Yllkën:

“Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.”

 

REELS

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍