Jayne Hardman, një grua e diagnostikuar me sëmundje auto-imunitare ka dalë në transmetim direkt dhe ka treguar që mban një hundë protezë, pasi e saja i doli jashtë funksioni. Në mes të bisedës në emisionin The Morning, 48-vjeçarja hoqi hundën pa asnjë paralajmërim dhe njerëzit kanë reaguar masivisht në rrjete sociale.
‘#thismorning duhet të kishte dhënë një paralajmrim para se të hiqte hundën.
‘Futja kot! Nuk e prisja fare të hiqte hundën’.
Ndonëse kanë vlerësuar edhe guximin e saj për të folur publikisht për problemin e saj.
‘Çfarë gruaje trime, imagjino të humbasësh hundën ashtu!’
‘Mendoj se kjo hundë duket kaq bukur! Kaq realiste!’
Jayne mbante një protezë hunde magnetike për të mbuluar boshllëkun që kishte ngelur nga hunda e saj e vjetër. Hunda e saj funksionon normalisht, pastrohet si çdo hundë tjetër megjithatë kur teshtin i duhet të mbajë protezën, kështu nuk rrezikon t’i bjerë, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Para se të siguronte protezën, Jayne tregon se ndihej shumë keq nga pamja e saj e jashtme, njerëzit e shihnin çuditshëm dhe i duhej të ulte kokën sa herë kalonte në rrugë.