KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Miriam Cani kujton se si 7 vite më parë nuk e përzgjodhi Ylli Limanin

7 Prill 2018

Mbrëmjen e djeshme në “The Voice Kids” në Top Channel ishte i ftuar Ylli Limani, i cili performoi disa nga hitet e tij të momentit.

Ylli u shfaq për herë të parë për publikun në 2011- n në “The Voice of Albania”, edicioni i parë, ku pjesë e jurisë së atëhershme ishe edhe Miriam Cani.

 

Në konkurrimin e tij 7 vite më parë, Miriami nuk e shtypi butonin, nuk u kthye për Yllin. Dje Cani kujtoi pikërisht kohën e shkuar dhe faktin që nuk e përzgjodhi këngëtarin.

"The Voice of Albania"- 2011

Pasi Ledioni ia kujtoi këtë moment, Miriami u shpreh: “Joo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin.” duke vazhduar se ai është pikërisht rasti ku nuk ka shumë rëndësi sa lart arrin në një spektakël.

Sot Ylli është një artist i mirëfilltë, i cili numëron disa hite, shumë i preferuar për jetën e natës dhe masën e gjerë.

MOS I HUMBISNI