Metropolitan

5 këngëtare shqiptare që i kënduan dashnores para Encës!

5 këngëtare shqiptare që i kënduan dashnores para

Pak ditë më parë, Enca nxorri klipin e saj më të ri të quajtur ‘Dua’. Njerëzit u çmendën dhe vunë alarmin se klipi ishte aspak edukativ dhe shumë afër pornografisë, kur në fakt gjithçka pamë ishin disa të puthura si në çdo video që na zë syri në çdo orë të ditës. Ndryshimi i vetëm ishte se kësaj here, ajo që puthte ishte Enca.

Por të ashtuquajturat skenat e nxehta të këngëtares nuk ishin problemi i vetëm që  ‘revoltoi’ masën. Tematika e këngës ishte gjithashtu një problem më vete.  Për ata që s’e kanë dëgjuar, bëhej fjalë për  një trekëndësh dashurie. Ai ishte i martuar dhe përveç barrës së situatës në të cilën ndodhej, ajo vuante gjithashtu mungesën e tij.

 

Kuku aj osht i martum ?

A post shared by ENCA (@enca) on

Komentet ishin nga më të ndryshmet, por ajo çfarë bën më tepër habi në fakt, është pikërisht ky reagim. Pse duhet të bëjë kaq shumë përshtypje nëse një fabul e tillë është trajtuar shumë vite më parë në muzikën shqiptare? Enca, nuk ishte këngëtarja e parë që i këndonte ‘tjetrës’ dhe lidhjes me një burrë të martuar.

1.Artjola Toska- Unë e jotja më nuk jam!

Para shumë vitesh, këngëtarja Artjola Toska publikoi këtë këngë e cila flet gjithashtu për një histori të ngjashme me atë të ‘Dua’.  Se për çfarë flet kënga, kuptohet që në vargjet e para kur ajo i thotë ‘kishe nusen zemërvrarë’. Por e habitshme është se në komentet e YouTube-it, komentuesit vuanin bashkë me këngën dhe historinë e dhimbshme të një vajze të rënë në kurth.

2. Gili- Dashnorja

E njëjta histori ndodhi edhe me këngën e famshme të Gilit në 2005-ën. Por në ndryshim nga të tjerat, ai duhet të vendoste mes të dyjave.

3. Samanta- Ti se din se

Në 2014-ën, Samanta gjithashtu kishte disa fjalë për t’i thënë të dashurës/gruas së tij. ‘Ti se din se’  është një tjetër këngë tematika e të cilës ngjan me atë të Encës. Por nëse Enca s’po gjente paqe në rrethin vicioz në të cilin u përfshi, Samanta po përpiqej t’i hapte sytë vajzës tjetër dhe t’i siguronte se nëse do të ishte në vendin e saj do të vepronte po njësoj.

4. Rosela Gjylbegu- Tjetra

Rosela, konkurroi me këtë këngë në 2008-ën tek Kënga Magjike. Fabula është e qartë që në titull, bëhet fjalë për gjithë ndjesitë dhe paragjykimet e të qenit e dashuruar me një njeri të ndaluar. ‘Tjetra’ në fakt, është një nga këngët më të suksesshme të këngëtares.

5. Anxhela Peristeri- Si po jetoj

Njësoj si koleget, edhe Anxhela i këndoi historisë më të lashtë në botë. E dashuruar me një burrë që ka aktualisht dikë tjetër në jetën e tij dhe vështirësitë që i janë dashur asaj ‘tjetrës’ për të dalë nga ky trekëndësh.

Siç e patë, nuk është asgjë e re që të këndohet një këngë nga këndvështrimi i ‘dashnores’. Është bërë dhe do të bëhet gjithnjë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰