Mërkuri në prapavijë nuk është një lajm i mirë për disa shenja të caktuara. Eventi që ndodh disa herë në vit ndikon në mënyrën si sillemi, aq sa mund të bëjmë habi edhe me veten.
Ekspertët e astrologjisë besojnë se Mërkuri ndikon në mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe përdorin teknologjinë. Dhe me zhvillimin e telefonave dhe mjeteve të shkëmbimit të mësazheve, ky event është bërë edhe më i ndjeshëm në shekullin e 21-të.
Ne hasim vështirësi në të shprehur dhe i themi gjërat në një mënyrë që në rrethana të tjera nuk do ta kishim thënë.
Shenjat që preken më shumë nga Mërkuri në prapavijë?
Dashi
Edhe pse ky event ju jep më shumë vetbesim dhe ju bën të ndihemi më energjikë, mënyra si i shprehni këto ndjenja mund të jetë pak shqetësuese për miqtë dhe familjarët tuaj. Sigurohuni të jeni mirënjohës dhe të qëndroni me këmbë në tokë.
Binjakët
Binjakët vuajnë më shumë se kushdo. Mërkuri është planeti juaj drejtues dhe pasojat janë shumë të thella. Do fokusoheni në aspektet negative të shoqërisë dhe do të ndiheni të izoluar nga rrethi juaj shoqëror. Tregohuni të fortë për ta kaluar këtë pa marrë veprime të nxituara. Ndonëse e dimë që kjo është detyrë e vështirë për Binjakët.
Virgjëresha
Gjithashtu e drejtuar nga Mërkuri, Virgjëresha has probleme me paratë gjatë kësaj periudhe. Nëse keni ndonjë detyrim ose keni nevojë të investoni para diku, kjo mund të jetë një periudhë vërtet testuese.
Mërkuri në prapavijë nisi në 23 mars dhe do të vazhdojë deri në 15 prill. Kjo mund të jetë një periudhë e mirë që të tërhiqeni pak nga rrjetet sociale. Ose të bllokoni ca numra që e dini që s’duhet t’i dërgoni mesazhe. Vetëm për të qenë të sigurtë :)