Lifestyle

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në shtëpinë time'

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Morgan Adams është një blogere, e cila poston vazhdimisht në Youtube video të shkurtra nga jeta e saj.

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Videot kanë kryesisht përmbajtje humoristike, por e vetmja gjë për të cilën Morgan s’guxon të bëjë shaka (ose të paktën kështu thotë) është historia e frikshme, të cilën zgjodhi ta ndante me mbi 888 mijë ndjekësit e saj.

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

“The Ghost In My House” quhet videoja ku Morgan tregon gjithë historinë që habiti jo pak ndjekësit e kanalit të saj në Youtube. Ajo tregon se ndien praninë e një prezence të huaj në shtëpi, dëgjon zhurma të çuditshme, gërvishtje në mur dhe gjatë gjithë kohës ka ndjesinë se dikush po e vështron. Gjithë videoja tregon për një fantazmë, të cilën ajo e ka quajtur Angie.

“Filloi disa kohë më parë kur shkova në një udhëtim me miken time në një vend, për të cilin na kishte rastisur të dëgjonim për histori paranormale. Shkrepëm një foto diku dhe më vonë vura re një detaj të çuditshëm tek shpatulla ime; flokë të zinj të varur.”

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Tjetër detaj që ndan ajo janë filtrat e Snapchat-it. Ndodh ndonjëherë që ikonat me kafshë e jo vetëm të shfaqen edhe në rast se në ekran nuk janë tiparet e një personi. Është një gjë që ndodh në pak sekonda dhe më pas largohet, pasi për të realizuar foto me filtrat e Snapchat-it duhet që kamera të identifikojë tiparet e njeriu. Por në videon e Morgan-it ikonat nuk zhduken asnjëherë, qëndrojnë në ekran njësoj si të kenë identifikuar tipare.

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Teksa nuk i mban dot lotët në video, blogerja rrëfen edhe për disa pjesë të shtëpisë, të cilat i sjellin ndjesi negative; jo vetëm asaj, por edhe qenit dhe maces që ka në shtëpi.

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

“Qenushi im i ka shumë qejf disa biskota dhe ‘çmendet’ sa herë ia jap. Por sa afrohem afër depos së shtëpisë, ai nuk më ndjek më edhe pse kam në dorë biskotat e tij të preferuara. Nuk afrohet kurrë."

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Sigurisht që pasi dëgjonte pëshpërima, trokitje apo zhurma të tjera të çuditshme ajo telefonoi prindërit, të cilët nuk e besuan edhe pse pohuan më vonë se i kishin dëgjuar edhe ata disa kërcitje të papritura, por i kishin justifikuar duke thënë “Shtëpitë kërcasin ndonjëherë”.

E shtyrë nga kureshtja për të ditur se kush kishte jetuar në shtëpisë e saj vite më parë, Morgan iu fut kërkimeve në kutinë e dokumenteve. Ajo dhe prindërit e saj janë të sigurt se shkresat kanë qenë përherë të rregullta dhe i çudit fakti se pikërisht letra me të dhënat e personit paraardhës nuk gjendet gjëkundi. “Angie e ka marrë” thonë ata duke qeshur.

'Njihuni me Angie-n, fantazmën që jeton në

Morgan Adams nuk e fsheh gjithë tronditjen që po përjeton edhe pse në një sekuencë të videos thotë se “Nuk kam frikë, nëse Angie do donte të më vriste, do e kishte bërë tashmë”.

Ps. Meqë ra fjala, ç’mendim keni për përjetime të tilla paranormale?

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb