KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

‘Sa shumë injorant je’, Kristi Pinderi shpërthen kundër Ylli Manjanit

22 Mars 2018

Ditën e sotme ish- ministri i drejtësisë Ylli Manjani publikoi në profilin e tij në Facebook një status në të cilin ngrinte akuza për Ambasadën Amerikane në Tiranë. Sipas tij kjo ambasadë në bashkëpunim me fondacionin “Soros” po i mësojnë të rintë shqiptarë të debatojë rreth temave si eutanasia, martesat gay dhe legalizimi i drogërave.

Manjani nëpërmjet statusit të tij në Facebook është shprehur se këto lloj debatesh nuk i duken aspak edukative, pasi sipas tij të rinjtë kanë nevojë të mbushin mendjen me dije dhe jo me b... Pas këtij statusi të ish- ministrit në profilin e tij në facebook ka reaguar edhe aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi.

“ Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je,” ka shkruar Kristi në reagimin e tij.

Prej disa kohësh në shkollat dhe gjimnazet e Tiranës dhe jo vetëm po zhvillohen orë edukative të cilat kanë si qëllim edukimin e të rinjve për tema si bullizmi i LGBT, eutanasia etj.

 

MOS I HUMBISNI