Fashion & Beauty

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të mëdha nga ç’i ke vërtet

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

Nëse keni dëshiruar përherë buzë më të mëdha, me dy tre hile të vogla dëshira juaj do të bëhet e mundur.

Ndiqni me vëmendje këshillat e mëposhtme, mbani shënime dhe nxitoni t'i hidhni në zbatim.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

1. Largoni lëkurat e vdekura

Për shkak të lëkurave, buzët do t’ju refletojnë më pak dritë, çka do t’i bëjë të duken më të vogla. Për t’i hequr lëkurat përdorni një furçë dhëmbësh dhe masazhojini butësisht me të. Mbase ju duket detaj i parëndësishëm, por shiheni vetë, ndryshimi është mëse i dukshëm.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

2. Përdorni concealer

Lyejini pak fare buzët me concealer për ta bërë buzëkuqin t’i përafrohet sa më shumë ngjyrës suaj të mishit. Buzët do të duken mishtore dhe më të mëdha nga ç’janë.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

3. Vendosni shkëlqyes

Sigurohuni të vendosni shkëlqyes në mesin e buzës së sipërme dhe të poshtme. Reflektimi i dritës do të shkaktojë iluzionin që ju shumë dëshironi: buzë të mëdha me M të madhe.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

4. Kapërceni vijën natyrale të buzëve

Pikë së pari merrni pak concealer dhe sigurohuni që ta keni fshehur disi vijën e buzëve. Më pas merrni një laps buzësh, në ngjyrë të ngjashme me buzëkuqin që do të përdorni më pas dhe rivijëzoni nga fillimi.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

5. Shmangni ngjyrat e errëta

Buzëkuqët në ngjyrën e mishit apo sa më të çelët të mundshëm janë pikërisht buzëkuqët që ju duhen. Ngjyrat e errëta do t’ju nxjerrin zbuluar!

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

6. Përdor 2 ngjyra të hapura

Nëse ke një në ngjyrë të ndezur dhe tjetra vjen më e zbehtë, këtë të fundit aplikoje vetëm në mesin e buzëve. Rezultati do të jetë një palë buzë të plota.

Si t’i bësh buzët të duken shumë më të

7. Concealer sërish

Lyejini buzët me buzëkuq dhe më pas vendosni pak concealer anash tyre. Nuk e merrni me mend se sa shumë do t’ju bien në sy buzët.

REELS

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”