Si të vishesh me të zeza pa u dukur sikur po shkon në funeral

 Read in English

Nëse e zeza është ngjyra juaj e lumturisë, atëherë mos ndaloni së veshuri të zezën. Por a nuk mendoni se duke veshur gjithë kohër këtë ngjyrë kaq të errët dukeni sikur po shkoni në funeral? Në fakt nuk keni pse, pasi falë këtyre trukeve të mëposhtme çdo veshje e juaja e zezë do të marrë një pamje tjetër.

1. Përdorni aksesorë

Me ndihmën e aksesorëve veshja juaj e errët dhe e mërzitshme do të kthehet në një look të përkryer. Vathët metalikë, unazat me gurë shumëngjyrësh do t’i japin veshjes tuaj një pamje sa klasike aq edhe të sofistikuar.

2. Mos anashkaloni make-up in

Në çdo pamje, përdorimi i make-up it është vulosës. Në rastin e ngjyrës së zezë, një make- up i theksuar dhe sidomos buzët e kuqe janë komponentët idealë të pamjes perfekte.

3. Xixa, xixa

Nëse si natyrë nuk i keni shumë qef xixat do t’ju duhet t’i pranoni ato kur vjen puna tek veshja e zeë. Pak shkëlqim nuk ka vrarë asnjëherë askënd!

4. Trego pak lëkurë

Ndoshta veshja e zezë krijon idenë e një pamje të zymtë, por kjo nuk vlen nëse ju tregoni pak lëkurë. Tyli i zi është sa sharmant aq edhe misterioz kështu që mos hezitoni ta përdorni.

5. Thyeje me diçka

Të vishesh me të zeza nga koka tek këmbët duket disi e pa kuptimtë nëse nuk vishni diçka me një ngjyrë tjetër e cila bie shumë në sy. Një palë këpucë ekstravagante apo një shall me ngjyra të ndezura janë detajet përfekte për një pamje të kompletuar.

Artikuj të ngjashëm