Me këtë pjatë për mëngjes do të ndiheni njeriu më i shëndetshëm në botë

Ushqimi që revoltoi krejt papritur shqiptarët

 Read in English

 

Tërshërë me qumësht bajameje dhe dardha të pjekura

 

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur shoqëria shqiptare u përfshi në një debat të gjatë në lidhje me tërshërën. Unë, sot dua të ndaj me ju thjesht mendimet e mia dhe ato që unë kam lexuar rreth tërshërës, si dhe një super recetë për një super mëngjes.

Nga studimet që janë bërë, tërshëra konsiderohet një superushqim. E pasur në fibra, të cilat ndikojnë që ne të kemi një kolesterol të ulët, që do të thotë një zemër e shëndetshme.

Nga ana tjetër, shumë nga ne shqetësohen për kilogramët e tepërt, ndaj konsumimi i tërshrës ka treguar që ndihmon në uljen e peshës, pasi për 150 gr përmban vetëm 2 gr yndyrë.

E imagjinoni dot për sa kohë do të ndiheni të ngopur me një vakt të tillë? E mira e kësaj recete është që përmban 2 superushqime. Tërshërën dhe qumështin e bajames. E meqë po flisnim për humbjen e peshës, padyshim qumështi i bajames është një “must”. Me pak kalori dhe shumë pak sheqer , ndihmon shumë për rënien në peshë. Nëse ju jeni veganë, mjafton ta zëvëndësoni gjalpin me vaj kokosi dhe keni një recetë tërësisht vegane.

A ka nevojë t’ju flas më për vlerat e këtyre dy ushqimeve?

Përgatiteni këtë recetë për mëngjes e do të më besoni.

Përbërësit për 2 persona : 

90 g tërshërë
500 ml qumësht bajameje
240 ml ujë
2 dardha
2 lugë mjaltë ose shurup panje  
Pak gjalp
Lëngun e ½ së limonit
Një shkop kanelle
Një yll anisoni
Kanellë pluhur
Bajame ose fruta të tjera të thata (sipas dëshirës)


Përgatitja:

Pasi t’i keni qëruar dardhat dhe t’ja keni hequr farat, vendosini në një tavë të vogël, të ndara në dysh. Lyejini me pak gjalp, mjaltë, lëng limoni dhe spërkatini me kanellë pluhur.

Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë C për 20 minuta ose derisa të zbuten.
Ndërkohë , në një tigan të thellë , shtoni qumështin, ujin, tërshërën, shkopin e kanellës dhe anisonin.

Ziejini në zjarr të ngadaltë për 10 minuta ose derisa tërshëra të jetë zier plotësisht.

Servireni të ngrohtë , me dardhat e pjekura , kanellë pluhur dhe fruta të thata.

JU BËFTË MIRË!

Jona Sulejmani
Food Blogger

Artikuj të ngjashëm