Moda > How to wear

8 rastet kur spila është një aksesor fantastik

Bukuria është një spilë larg!

 Read in English

Spilës përgjithësisht i jemi shmangur duke patur në kokë imazhin e nënave apo gjysheve tonë që e vendosnin ose në jakën e xhaketave ose në pallto.

Në fakt me pak kreativitet me spilën mund të bësh mrekulli.

Grace Kelly 1929- 1982

Ky aksesor ka qenë i preferuar ndër vite nga figura shumë të njohura botërore. Aktorja amerikane Grace Patricia Kelly, e cila më pas u bë princeshë e Monaco- s e pati spilën një aksesor të pandashëm.

Grace Kelly

Ne do t’ju tregojmë 8 raste kur spila do t’ju zbukurojë të gjithë veshjen:

Vishni pantallona serioze, bluzë njëngjyrëshe dhe vendosni një spilë mesatare gjithë ngjyra. Vini re sa ndriçim i jep ky aksesor gjithë veshjes në foto.

Spila ju vjen në ndihmë për ta ndryshuar rrënjësisht fustanin tuaj. Nëse keni një fustan të zi të thjeshtë gjeni një spilë të madhe ngjyrë argjendi dhe tjetërsojeni dukjen tuaj.

Nëse nuk jeni fort dakord me diçka kaq të madhe që tërheq vëmendjen, veproni si Kate. Pak, saktë dhe gjithë sharm brenda!

Më së shumti spila shihet si një aksesor shumë i rëndë, që kërkon të vishesh klas dhe mundësisht vendoset në raste të veçanta.

Por me pak imagjinatë mund ta bëni pjesë së veshjes suaj të përditshme.

Gjeni disa spila minimaliste dhe vendosini njëra pas tjetrës në xhepin e këmishës xhins dhe jo vetëm.

Ky aksesor gjen përdorim kudo. Merrni dy spila identike dhe vendosini në dy anët e jakës së pulovrës.

E gjitha kjo do të krijojë efektin e një varëseje.

Dhe meqë jemi te pulovrat, në njërin krah të saj mund të vendosni një grumbull spilash për të krijuar një iluzion fanstatik.

Për t’i dhënë gjallëri xhaketës xhins vendosni sa më shumë të tilla.

Ndërkohë në rast se keni një xhaketë serioze, me prerje të drejtë, 1 spile është mëse e mjaftueshme. 

Duke qenë se materiali xhins dhe spila qëndrojnë shumë mirë bashkë, pse jo të mos e përdorni edhe te xhinset.

Spila po ashtu do t’i japë një tjetër pamje fundit tuaj të zakonshëm të zi. Vendosni disa të tilla vertikalisht dhe ja ku u bëtë me një fund të ri.

Spilë dhe shall e kishit menduar? Nuk ka rëndësi në është një shall i leshtë dimëror apo një klasik mëndafshi.

Për sa i përket këmishës, përpos modelit të lartpërmendur ku spila përdorej te xhepat e saj, një tjetër ide është dhe kjo këtu:

ose kjo

dhe qershia mbi tortë:

.

Më bukur se kaq, ishin dukur spilat më parë?