Metropolitan > Celebrity

Kim tregon sfidat e shtatzënisë surrogate dhe fiksimet e çuditshme të Kanye-s

 Read in English

Shtëpia e Kim Kardashian është e rregullt dhe e qetë. Nuk ka ngjyra të ndezura (vetëm bezhë dhe gri); nuk ka asnjë logo (as në shishet e ujit) dhe ajo vetë e zbras tërësisht celularin para se të flejë.

Këto i dinim. Ç'nuk dinim - dhe që u zbulua në intervistën me Elle - është se minimalizmi i tepërt i shtëpisë së Kim-it është rezultat i urrejtjes së Kanye-s ndaj çdo gjëje në botë dhe fiksimit të Kim-it pas pastërtisë.

"Nëse Kanye do të bënte ëndrrat e tij realitet, do të nxirrte në treg produkte Yeezy, si përshembull deodorant a çdo produkt që ju shkon në mendje. Do t'i ribënte të gjitha nga e para. I urren si duken," thotë Kim.

Përtej fiksimit të Kany-es me deodorantët, ç'ka publiku mëson më tepër nga kjo kopertinë janë detajet e shtatzënisë surrogate të fëmijës së tretë të çiftit, Chicago "Chi" West.

Kur erdhi momenti të zgjidhnin gjininë e fëmijës, Kim tregoi se s'kishte asnjë preferencë dhe thjesht zgjodhi embrionin më të shëndetshëm, i cili rastisi të ishte vajzë. Kërkesat e saj të vetme ishin që fëmija të lindte në Los Angeles, me ndihmën e doktorit të saj dhe surrogatja të ushqehej sa më mirë të ishte e mundur. Sidoqoftë, Kim s'u fiksua shumë pas kësaj të fundit.

"I thashë, 'Shiko unë haja petulla ditë për ditë. Nëse do petulla dhe akullore, haji,'" thoë Kim. "Bëj ç'të duash. Nuk do të të ndjek me pjatë nga mbrapa. Do të ishte qesharake."

"E urreja të qenit shtatzënë, " shton ajo. "Por pavarësisht kësaj, sërish do të doja ta kisha mbartur vetë fëmijën tim. Kontrolli është i vështirë në fillim. Në momentin që heq dorë nga kontrolli, aty nis bukuria e përvojës. Do t'ia rekomandoja të gjithëve surrogacinë."

Pra, të presim një fëmijë tjetër? Sipas intervistës, çifti ka ndërmend katër fëmijë, por s'i dihet.