Si jetojmë > Social Buzz

Të paharrueshme! Vajzat e vogla që ndryshuan denjësisht botën

Ishin ende fëmijë...!

 Read in English

Vajzat e mëposhtme janë dëshmi e faktit se askush nuk është tepër i ri për të dhënë një kontribut të vyer për shoqërinë ku jeton. Këto femra ndryshuan botën kur ishin ende vajza të vogla ose adoleshente. Nga nxitja e arsimit të vajzave tek punësimi i tyre, nga marshimet për kauza të ndryshme tek fitimi i të drejtave të njeriut, arritjet e tyre janë absolutisht mbresëlënëse dhe frymëzuese.

Ruby Bridges

Ruby ishte vetëm 6 vjeçe kur u bë nxënësja e parë me ngjyrë që hynte në një shkollë fillore. Ajo u përball me protesta e trazira të shumta në New Orleans, por më pas u bë ikonë dhe frymëzim për Lëvizjen e të Drejtave të Njeriut.

Malala Yousafzai

Malala është aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, punë që e ka vendosur edhe në rrezik jetën e saj. Në 2012, kur ishte ende 15 vjeç, u qëllua me armë nga një burrë, që u përpoq ta vriste ndikuar nga puna e saj humanitare. Fatmirësisht sulmi dështoi dhe ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare, duke u bërë gruaja e parë që fiton një çmim të tillë në moshë të re.

Anne Frank

Një vajzë me origjinë çifute, e cia detyrohet të shpërngulet në Hollandë gjatë regjimit nazist, Anne Frank u bë e njohur për gjithë botën përmes ditarit të famshëm. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si familje me prejardhje çifute, vuajti në kampet e përqëndrimit që mohonin çdo të drejtë jetese dhe ushtronin dhunë në mënyrat më barbare. Ditari i përkthyer në më shumë se 60 gjuhë të botës, ka vlera të paçmueshme politike, sociale, kulturore dhe jo vetëm.

Alexandra Scott

Alexandra u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit që në vegjëli. Kur ishte 4 vjeç, ajo ngriti “biznesin” e saj, një stendë modeste që shiste limonata dhe gjithë paratë i mblidhte për të dhënë kontributin e saj në luftën kundër kancerit. Frymëzuar nga historia, njerëzit në mbarë botën vendosën të shisnin limonata për të mbledhur të ardhura në ndihmë të kauzave të tilla. Në 2004-n, ajo u nda nga jeta, por la një trashëgimi prej 1 milion dollarë. Pas vdekjes së saj, familja vazhdoi traditën për të ndihmuar të tjerët.

Bana Alabed

Vajza nga Siria mori gjithë vëmendjen e botës kur dëshmoi ngjarjet e frikshme brenda qytetit të rrethuar të Aleppo-s. Tani vetëm 8 vjeç, ajo vazhdon të advokojë për popullsinë e Sirisë.

Jazz Jennings

Në moshën 6 vjeçare, Jennings dha një intervistë për Barbara Walters-in në lidhje me fëmijët transgjinorë. Që nga ajo kohë, ajo vazhdon të edukojë botën rreth të qenurit transgjinor përmes shumë publikimeve në YouTube.

Capri Everitt

Vajza nga Kanadaja udhëtoi në rreth 80 vende të botës për të mbledhur të ardhura në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Vetëm 11 vjeç, ideja e saj i pëlqeu familjes që vendosi ta zbatonte direkt. Të ardhurat u përdorën për të ngritur Fshatrat SOS.

Margaret Knight

Bazuar në një aksident të tmerrshëm që përjetoi, Margaret shpiku një pajisje sigurie për makineritë që përdoreshin në fabrikat e pambukut.

Sylvia Mendez

Sylvia nuk lejohej të shkonte në shkollat “për njerëzit e bardhë” për shkak të origjinës së saj si latine. Ndaj, për të shmangur diskriminimin e pavend, ajo ndihmoi Lëvizjen për të Drejtat e Njeriut në luftën kundër këtyre fenomeneve. Ah, në moshën 8 vjeçare!

Bindi Irwin

Bindi 8 vjeçare nisi fushatën “Bindi Girl Jungle” për të inkurajuar fëmijët e tjerë në lidhje me kujdesin ndaj kafshëve të egra dhe ruajtjen e tyre. Më vonë, ajo vazhdoi të bënte shfaqje televizive në ndihmë të kauzës së saj.

Burimi: Huffpost