Moda > Street Style

5 çanta që duhet t’i ketë patjetër çdo grua në dollapin e saj

 Read in English

Çantat janë një nga aksesorët më të rëndësishëm për çdo vajzë. Ato gjithnjë kanë patur superfuqinë të na ndryshojë tërësisht figurën. Format, ngjyra apo mënyra si e mbajnë tregojnë shumë për statusin dhe personalitetin tonë.

Janë disa lloje çantash që secila prej nesh duhet ta ketë patjetër në dollap. I gjithë sekreti qëndron tek forma dhe madhësia e tyre. Sigurisht edhe materiali është i rëndësishëm, por jo domosdoshmërisht duhet të lini rrogën për një çantë.

Edhe nëse e bëni, s’ka vend për tu penduar. Kujtoni që çanta është investim  dhe ecni me kokën drejt.

1. Çantat 'tote'.

Një çantë e tillë duhet të jetë me çdo kusht në dollapin tuaj. është e madhe, e rehatshme dhe mund të fusësh gjithçka në të. Merret në çdo orë të ditës dhe nuk dështon në asnjë veshje. Nga gjithë çantat që duhet të keni, kjo është e domosdoshme.

2. Çanta serioze ose siç quhen ndryshe çantat e zyrës

Një të kuqe apo të zezë si kjo mund ta mbani për vite me radhë dhe s'do t'ju mërzitej kurrë.

3. Mini çantat

Janë praktike dhe e bëjnë veshjen të duket shumë stil. Çantat minimaliste janë sikur të mos kishim marrë gjë fare me vete, ndërkohë që gjërat kryesore janë aty.

Përpos kësaj, çantat e vogla i japin veshjesh një pamje tjetër dhe krijojnë përshtypjen se janë të shtrenjta.

4. Çantë - kuletë

Çantat e dorës janë super të nevojshme për çdo zonjë. Në një mbrëmje, një çantë e tillë do të ishte kombinimi perfekt për fustanin glamoroz që mban veshur.

Zakonisht një çantë e tillë duhet të jetë e rëndë, me gura apo detaje që bien në sy.

5. Çantat e shpinës

Kohët e fundit çantat e shpinës po përdoren masivisht nga vajzat.

Dhe në fakt, një çantë e tillë duhet ta kemi të gjitha. është praktike dhe ka hapësirë për të futur çdo gjë brenda. Mund ta marrësh kur je veshur me tuta ashtu siç mundesh kur ke hedhur krave një super pallto.