Showbiz dhe TV > Instagramming

Visit i shajnë Lorin dhe ai përgjigjet si burrat

 Read in English

Prej vitesh dihet se aksonerja e Top Media, Lori Hoxha është në një lidhje me një djalë të quajtur Vis Bajraktari.

Një ditë më parë Visi ka postuar në Instagramin e tij personal një foto në të cilën shfaqet ai vetë dhe mesa duket një prej komentueseve me qëllimin për t’i bërë një kompliment atij ka sharë Lorin.

 

A post shared by Vis Bajraktari (@visbajraktari) on

“Ti je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën." Ky ka qenë komenti i cili duket se e ka shqetësuar Visin, aq sa për ta bërë t’i kthejë përgjigje komentueses.

“Ajo është një perëndeshë,” ka qenë përgjigja e tij dhe kaq ka mjaftuar për t’i mbyllur gojën kujtdo dhe me të drejtë, pasi dikush ka guxuar t’i flasë keq për vajzën e zemrës.

Sado që dy të rinjtë janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike duket se kanë patur të pamundur. Lori dhe Visi tashmë i kanë dhënë provat e dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe këtë na e tregoi edhe ky rast i fundit.