Nuk është më çudi që yjet e famshëm botërorë, në paraqitjet e tyre në evente të mëdha, zgjedhin t’ua besojnë veshjen stilistëve shqiptarë. Pak muaj më parë, stilisti i talentuar nga Kosova, Valdrin Sahiti, debutoi si dizenjator në çmimet “Oscar”, ku veshi aktoren Yvonne Ojri për mbrëmjen e fondacionit Elton John.
Jo vetëm kaq, pasi në dasmën madhështore të Serena Williams, aktorja Nicole Ari Parker do të shfaqej me një fustan tyl lejla, të zbukuar me motive lulesh dhe të kombinuar me një pellush të së njëjtës ngjyrë. Për më shumë detaje mund të klikoni këtu.
Stilisti shqiptar nga Kosova, ndër më produktivët në vend, habiti gjithashtu edhe me xhaketën plot stil që veshi Elvana Gjata gjatë prezantimit të albumit EP “3”. Një xhaketë për meshkuj që vetëm një talent si ai mund ta shndërronte në një tillë.
Por ka ende yje të famshëm që zgjodhën të veshin fustane të stiluar nga një dorë shqiptare.
Kujta dhe Meri, bashkëshortët nga Kosova, tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare me fustanin e tyre.
Aktorja e famshme e filmave të Bollywood-it, Parineeti Chopra, shkëlqeu në ceremoninë e Filmfare Awards. Nga shumë ekspertë të fushës u konsiderua si “Best Dressed”, E Veshura më Mirë.
Të ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, dy stilistët nga Kosova thanë se ishte aktorja ajo që i kishte kontaktuar për fustanin.
Le të kthehemi përsëri tek çmimet “Oscars”. Në ceremoninë e 90 të çmimeve më të rëndësishme të kinematografisë, ish-asistentja e Kim Kardashian-it u vesh nga një shqiptare.
Stephanie Shepherd u paraqit në Vanity Fair Afterparty me një fustan të kuq, i çarë në njërën anë të stilistes nga Kosova Lia Stublla.
Punime fantastike këto të stilistëve nga Kosova, që nëse nuhatja jonë s’gabon, s’e kanë të largët ditën kur do të dizenjojnë më shumë veshje për ceremonitë gjigande.