Moda > Anabel Picks

‘Mos u kthefshi kurrë’: Trendet që nuk duam t’i shohim më me sy

 Read in English

Nuk e di se me ç’mend na dukej vetja bukur atëherë kur dilnim në rrugë me vetulla si fije peri apo me fustan sipër pantallonave. Fatmirësisht këto trende të shëmtuara i kemi lënë pas duke shpresuar se nuk do të kthehen më kurrë. Por a i mbani mend të gjitha trendet e shëmtuara? Në këtë listë jemi përpjekur t’ju sjellim në memorie vetëm disa prej tyre.

 

1. Vatat

Megjithëse tentuan të hynin sërish në modë fustanet dhe xhaketat me vata të stër mëdha nuk ja dolën dot. Për fat të mirë, pasi na bënin të dukeshim sikur i kishim marrë rrobat borxhë.

2. Xhinset me shtat të ulët

Këto lloj xhinsesh na kanë nxirë jetën për vite me radhë. Përveç se na deformonin trupin me këto pantallona na dilnin në mënyrë të vullnetshme e të pavullnetshme të brendshmet.

3. Fustanet mbi pantallona

Nëse do të pyesni gjyshen time ajo do t’ju tregonte se si nga halli vite më parë gratë vishnin fustane sipër pantallonave. Në kohën tonë e vetmja e mirë e kësaj veshjeje ishte se nëse brenda një dite do të shkonim në shkollë, punë dhe pub ishim gati për të trija këto vende.

4. Vetullat si fije peri

Tani që vetullat e trasha janë në modë ato të holla na duken një çmenduri. Ama fija e perit në vend të vetullës ishte aq në modë dikur.

5. E gjitha rozë

Njëherë e një kohë hyri në modë trendi për t’u veshur vetëm me ngjyrën rozë. Kombinimi i rozës me rozë ishte aq rozë sa na krijonte haluçinacione kur shihnim ngjyra të tjera.