Showbiz dhe TV > TV Mania

Babi dhe njerku shkojnë shumë! Ja pse Ana Lika s'e përjetoi fare ndarjen e prindërve

 Read in English

Anais Lika ishte 8-9 vjeç kur prindërit e saj vendosën të ndahen dhe i gjithë procesi ka kaluar fare natyrshëm, pa trauma.

Aktorja tregon në studion e Rudina Magjistarit se nuk arrin dot t’i kuptojë fëmijët që kalojnë trauma, sepse ajo vetë ka një familje shumë harmonike edhe pas ndarjes. “Mikeli është njeri i mrekullueshëm, ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tim,” ka folur Ana për marrëdhënien e njerkut me të atin, duke theksuar se duhet të gëzojnë ata vetë një marrëdhënie harmonike, që edhe familja të jetë në harmoni.

Ndërkohë edhe ajo vetë ka një raport shumë të mirë me të dy dhe është shumë e lumtur për mënyrën si funksionojnë gjërat në shtëpinë e saj. Ana ka një motër dhe një vëlla tjetër nga martesa e dytë e së ëmës.