Showbiz dhe TV > TV Mania

Ç'ndodhi pas emisionit që ndau shqiptarët në dysh?

Zbulohen detaje të tjera.

 Read in English

Emisioni i fundit i spektaklit “Dua të të bëj të lumtur” u shoqërua me diskutime të shumta gjatë dhe pas emisionit. Një pjesë ishte pro dhënies së kujdestarisë alternative, ndërkohë që pjesa tjetër ishte totalisht kundër, duke vërshuar me komente nëpër rrjete sociale kundrejt gjithë produksionit dhe jo vetëm. Për më shumë rreth gjithë ngjarjes që ndau shqiptarët në dysh, mund të lexoni duke klikuar këtu. 

Lidhur me gjithë diskutimin që revoltoi shqiptarët, zgjodhi të reagonte edhe hoxhë Ahmed Kalaja. Përmes një statusi në Facebook, ai ndër të tjera shkruan:

“Gëzimi është hero, për të tjerët s’dua të komentoj aspak. [...] Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndetshme? Këta “zotërinjtë”, shpenzimet për vajzat le t’ua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë në Zot, e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes. [...]”

Statusi i plotë.

Për të, zgjidhja s'është jetesa e vajzave në shtëpinë e pastorit, por ky i fundit mund të kishte zgjedhur t'i ndihmonte ndryshe. Hoxhë Kalaja ka bërë thirrje për gjithë njerëzit që e njohin Gëzimin, ta kontaktojnë dhe siç duket nga postimet në Facebook, ai ka shkuar në Treblovë pranë familjes.

Hoxha shprehet gjithashtu se është tejet i lumtur për atë çfarë e pret së shpejti familjen e Gëzimit dhe mesa kuptojmë, qëllimi është bashkimi i saj.

Hoxhë Ahmet Kalaja shihet që është mjaft aktiv në Facebook, ku profili i tij ndiqet nga më shumë se 116 mijë përdorues. Nuk kanë qenë të paktë edhe njerëzit që kanë përkrahur nismën e tij. 2 postimet lidhur me rastin e Gëzimit kanë marrë deri tani jo pak shpërndarje (Shares) në Facebook.

Foto shkëputur nga profili i tij në Facebook - 1
Foto shkëputur nga profili i tij në Facebook - 2