
Kur ishte e ftuar në Shiko kush luan, Rosela Gjylbegu u pyet me kë nuk do të bashkëpunonte kurrë. Këngëtarja tha 'Enca' dhe gjithçka nisi aty. Enca e quajti gjyshe dhe disa epitete të tjera që mund t’i lexoni me detaje këtu.
Rosela u prononcua si fillim në Kush vjen për drekë, ku tha se nuk do ta zgjasë më tepër këtë bisedë. Dje, e ftuar në Siluete në RTSH, ajo tha dy fjalë të tjera në lidhje me sherrin, për ta përmbyllur si duhet:
“Nuk ka asgjë të keqe. Nuk kam asgjë me të. Nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thoja një emër dhe e thashë. Asgjë!”
Ishte thjesht një spektakël, thjesht tha një emër dhe kaq. Gjithë ç'ndodhi mbetet mister.