KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Spirituality

Për çdo ëndërr, nga një shpjegim përkatës

3 Mars 2018

1. E njëjta ëndërr disa herë: Kjo do të thotë se diçka e re pritet të vijë në jetën tuaj, diçka që ka lidhje me sekuencat e ëndrrës, ndaj përsëritja e saj është një mënyrë për t’ju tërhequr vëmendjen. Ose bëhet fjalë për një gjë, që ju shqetëson sistematikisht dhe dijeni se ka ardhur koha ta zgjidhni.

2. Të fluturosh: Nëse ju duket sikur po fluturoni lart, qoftë pa një mjet ajror kjo nënkupton që keni kreativitet dhe aftësi për t’ia dalë në shumë situata.

3. Të vraponi apo të ndjeni sikur dikush ju vihet nga pas: Kjo nënkupton se dikush ju do të keqen dhe po bën çmos t’ju shkojnë gjërat keq.

4. Ta shohësh veten të zhveshur: Kjo është një ëndërr që shihet shpesh dhe nga një pjesë e mirë. Nënkupton që ju jeni transparent dhe të hapur me njerëzit, por kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të thënë që dikush i afërt ka nevojë të hapet me ju.

5. Të gjendesh në ambjentet e shkollës: Bëhet fjalë për një fazë në të cilën ti po mëson shumë, apo diçka e re, e padëgjuar më parë që ty të ka bërë përshtypje dhe të ka futur në mendime.

6. Të jesh shtatzënë: Përgjithësisht jemi mësuar të dëgjojmë se një fëmijë në ëndërr nënkupton një hall që pritet të kaloni. Disa lexues të tjerë ëndrrash thonë se shtatzënia shpesh simbolizon një etapë të re jete që pritet të vijë.

7. Të ndërrosh jetë: Vdekja në ëndërr nënkupton transformim. Për arsyet nga më të ndryshmet, themelet e parimeve, ideve apo ëndrrave tuaja janë shkundur mirë dhe ju keni nisur ta shihni botën ndryshe.

8. Të puthesh: Në pjesën më të madhe kjo ëndërr shihet kur je në fillim të një romance. Jeni kaq të lumtura, sa edhe ëndrrat s’mund të ishin ndryshe.

MOS I HUMBISNI