Ju tregoj se si të silleni në një 'one night stand'

 Read in English

“One night stand” nuk është me doemos një frazë të cilën do të mund ta shqipëronim. Konkretisht bëhet fjalë për eksperiencën e të fjeturit me dikë vetëm për një natë. Po, madje nëse kjo eksperiencë kalohet në dy net me të njejtin njeri nuk konsiderohet më si e tillë.

Por si përjetohet një “one night stand”? A të kërkon ai ditën tjetër? Si të sillesh nëse atë e takon sërish?

Si një vajzë e rritur me një mentalitet tipik shqiptar dhe e rrethuar nga meshkuj me po të njejtat pikëpamje nuk e kisha menduar kurrë se do të mundja të provoja një eksperiencë të cilën e kisha parë vetëm nëpër filma. Në thelb nuk ishte e keqe. Ndjesia e të shkuarit në shtrat me dikë të cilin nuk e njihja fare nuk ishte aspak e frikshme. Largova nga truri mendimin se mund të përfundoja në ndonjë “bagazh makine” dhe kaq më mjaftoi.

Për t’u përmendur është fakti që ai ishte djali të cilin do ta kisha gjuajtuar kudo që të isha. U njohëm në banakun e një bari dhe përsonalisht nuk mendoj se ky është vendi i duhur ku mund të kërkosh dashurinë e jetës. Të dy patëm shkëndija të tërheqjes seksuale dhe këtë e vumë re që në fillim. Nuk e fsheha tërheqjen time kundrejtë tij dhe mendoj se kjo ishe aryeja që e shtyu atë të më merrte me vete në shtëpi.

Seksi me të nuk ishte asgjë për t’u mbajtur mend gjatë, madje po të më pyesni për përmasat apo mënyrën se si dukej “gjëja e tij” ju premtoj se nuk e mbaj mend fare. Mendimi se dikush po më kushtonte vëmendje dhe ishte aq i përkushtuar në të bërit seks me mua megjithëse nuk më njihte më bënte të ndihesha e vlerësuar. Sigurisht që nuk mendova “ky më do vetëm për një natë” pasi e kisha ndarë mendjen që me të të kisha një natë seks dhe vetëm kaq.

Alkooli, shakatë deri diku interesante dhe ideja e të provuarit “diçka ndryshe” bënë që mardhënia seksuale të mos ishte e vetmja gjë tek e cila isha e fokusuar. Nuk prita aspak që ai të ishte në rolin e të dashurit por të djalit tipik i cili kërkonte vetëm “një gjë” nga unë dhe anasjelltas. Kur fjetëm nuk u përqafuam, pasi mendoj se kishim frikë mos ndjesisë do t’i jepte nuanca të tjera.

Të nesërmen u zjuam dhe si njerëz normalë e të përgjegjshëm. Sigurisht që e mbanim mend se çfarë kishte ndodhur një natë më parë. I shmangëm të dy dhëniet e përshtypjeve dhe mendoj se kjo bëri që të mos afeksionoheshim kurrë me njëri-tjetrin.

Sot shihemi dhe vetëm përshëndetemi. Nuk i shkëmbyem kurrë numrat e telefonit megjithëse mendoj se edhe po ta kishim bërë nuk do të ndryshonte asgjë. Mes nesh nuk pati aspak pëlqim apo afrimitet dhe mendoj se kjo na bëri mirë sigurisht.

Tek e fundit mendoj se në tërësi ishte një eksperiencë interesante, nga ato të cilat duhen provuar të paktën një herë në jetë dhe të qenit vajzë në shqipëri nuk duhet të na privojë aspak.

 

 

Artikuj të ngjashëm