Teatri Kombëtar i Baletit anglez është lëkundur së fundmi nga lidhja e drejtoreshës artistike, Tamara Rojo me balerinin 16 vite më të ri, Isaac Hernández.
Një muaj më parë u raportua se kompania ka humbur 33% të balerinëve të saj në vetëm 2 vite. Krah akuzave për bulizëm dhe ngacmim seksual, ka patur ankesa se marrëdhënia mes Rojo 43 dhe Hernandez 27, është një konflikt interesi që ka ndryshuar dinamikat e kompanisë, dhe jo për mirë.
Megjithatë drejtoresha artistike than ë një intervistë të zhvilluar së fundmi se nuk i ka dhënë trajtime special balerinit, pasi ai ishte më i miri në momentin që ishin njohur dhe kishte fituar çdo çmim të mundshëm, duke mohuar çdo konflikt të mundshëm.
Por e pyetur si ishte lidhja me një djalë më të ri, Rojo foli për diferencën në moshë. “Me fat! Ai më bën të ndihem me fat. Është i mrekullueshëm, e rekomandoj shumë!”
Ndërkohë që balerinët e tjerë tregojnë se Hernandez shkon në punë vonë dhe neglizhon numrat e tij, ai në intervista të mëparshme është shprehur gjithashtu me fat që punon me dikë që e do vërtet. Të gjithëve u leverdis që balerinët të jenë të lumtur, dhe për këtë është e nevojshme shoqëria e mirë. “Ndihem sikur Tamara më ka dhënë mundësinë të jem balerini më i mirë që mund të jem.”
Burimi: The Telegraph