Showbiz dhe TV > TV Mania

Zbulohet shkaku i ftohjes mes Ritës dhe Duas, por s’jua merr mendja ç'është

 Read in English

Për Rita Orën, Dua Lipën dhe marrëdhënien mes tyre është folur gjatë . Instancat ku dy yjet nuk janë prononcuar për njëra-tjetrën apo nuk janë takuar hiç u bënë shumë për t’u injoruar dhe u fillua të thuhej me siguri se Rita dhe Dua nuk flasin. Madje, u përfol se mund të jetë më tepër se shmangie. Ndoshta një konflikt?

Sot, në “Jo vetëm modë”, burime të brendshme zbuluan shkakun e ftohjes mes vajzave. Sipas burimit, e gjitha daton vite më parë. Asokohe, Dua i kërkoi ndihmë motrës së Ritës, Elenë, që ta përfaqësonte në First Access Entertainment, një agjenci për promovimin e talenteve të reja. Elena Ora nuk pranoi dhe gjithçka nisi aty.

Tani mund ta shtrijmë kokën të qetë në jastëk. Problemi qëndron tek motra e Ritës. Kaq ishte.