Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Trump merr vendimin e padëgjuar më parë për mësuesit

Të jetë kjo zgjidhje vallë?

 Read in English

Deklarata e fundit e presidentit Donald Trump ka bërë jo pak bujë në median amerikane dhe atë botërore. Ai tha se mësuesit duhet të armatosen që të ndalojnë sulme si ai në Florida ku mbetën të vdekur 17 studentë.

“Hapni menjëherë zjarr nëse ndonjë i krisur vjen në shkollë me qëllime të këqija. Mësuesit e trajnuar do të shërbejnë si pengesë për gjithë frikacakët që bëjnë veprime të tiila. [...] Një shkollë pa armë është një magnet për kriminelët.” – ka shkruar Donald Trump në Twitter.

Mësuesit e armatosur do të mund t’i përfundojnë sulmet shumë shpejt, sipas Trump-it. Një pjesë e përkrahu idenë e presidentit, ndërkohë që mësues, prindër dhe shokë të viktimave u shprehën se kjo nuk është zgjidhja e duhur, por duhet të tregohet kujdes tek reforma që lejon shitjen e armëve pa kontroll.

“Duhet ta pranojmë se Amerika dështoi për të mbrojtur fëmijët e saj.”- ka thënë Andrew Pollack, vajza e së cilës humbi jetën gjatë sulmit.

Në 2016-ën Trump-i mohoi se ishte në favor të armëve në klasë, ndërkohë që më parë kishte mbështetur idenë e një qytetari të armatosur si një mbrojtje ndaj sulmeve. 

Burimi: BBC