Dua Lipa triumfon në 'BRIT Awards': Zyrtarisht, fenomen në muzikën e këtij viti!

Artistja më e mirë femër!

 Read in English

Fituesja e parë e BRIT Awards ishte pikërisht Dua Lipa e cila mori çmimin  ‘Best Female Solo Artist’ (Artistja më e mirë femër).

Këngëtarja me origjinë shqiptare ia dedikoi çmimin e parë të marrë në eventin më të rëndësishëm muzikor të gjithë artisteve të reja dhe të gjitha grave që po e çojnë botën përpara.

Çmimi iu dha nga ylli i ‘Stranger Things’, Millie Bobby Broën dhe Kylie Minogue.

“Faleminderit shumë. Jam kaq e nderuar dhe e përulur. Dua të falenderoj çdo grua që ka qenë përpara meje në këtë skenë dhe kanë frymëzuar vajza si unë për t’i çuar më tej ëndrrat tona.”- është shprehur Lipa.

 Ndërkohë, moderatori i eventit, Jack Whitehall e quajti yllin e ‘New Rules’ si fenomenin e këtij viti. Duke u nominuar në 5 kategori Dua Lipa hyri zyrtarisht në historinë e çmimeve BRIT’s.

Artikuj të ngjashëm