Përplasje në tapetin e kuq: Dua dhe Rita për pak sa nuk veshën të njëjtin fustan!

Ne s'po zgjedhim dot!

 Read in English

Për më pak se dy orë do të mbahet eventi më i rëndësishëm në muzikën angleze, ai i BRIT Awards.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sigurisht që nuk mund të mungonin as këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dyshja më e përfolur e momentit, duket se kanë zgjedhur të njëjtin stil veshjesh teksa janë shfaqur pak më parë në tapetin e kuq.

Dua, e veshur me një fustan tyl në ngjyrë rozë, të dizenjuar nga stilisti italian Giambattista Valli dukej sikur sapo kishte dalë nga një botë përrallash. Kështu menduam derisa pamë Rita-n me një fustan të bardhë me pupla të Rulph & Russo.

Ylli i ‘R.I.P’ dukej më sensuale se kurrë me kaçurrelat e kapura krejt natyralisht.

Ndonëse dashur pa dashur janë shfaqur me të njëjtin stil, duket gati gati e pamundur të vendosësh kush duket më mahnitëse nga të dyja.

Artikuj të ngjashëm