Showbiz

Albano Bogdo shkoi te Portokallia, s’e pranuan dhe në fund u akuzua për spiunim

Albano Bogdo shkoi te Portokallia, s’e pranuan dhe në fund u akuzua

Para se Albano Bogdo të dilte tek Apartamenti 2XL, ka tentuar të bëhet pjesë e ‘Portokallisë’. Megjithatë audicionet nuk shkuan siç ai priste dhe asnjë nga skeçet e tij nuk e impresionuan Altin Bashën, regjisorin e spektaklit.

“Vajta për audicion tek ‘Portokallia’ me 4 role dhe asnjërin prej tyre nuk e pëlqeu Altin Basha,” ka treguar Bogdo në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV. “Pas tre muajsh në ‘2XL’ më thotë Besi që të vija në ‘Portokalli’ dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje, nuk më ngjiti dhe ika prej aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika sepse nuk isha i punësuar.”

Vendimi i tij për të mos u kthyer më është keqinterpretuar nga autorët e spektaklit. “Pas kësaj dëgjova që kishin thënë që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai, unë nuk shkel më aty. Dhe unë nuk hënga bukë për 20 minuta.”- vijoi me ironi aktori i humorit.

Aspak i shqetësuar nga ky incident, Albano tregoi se rrugëtimi i tij tek “Apartamenti 2XL’ do vazhdojë, sepse gëzon marrëdhënie shumë të mira me kolegët dhe me drejtuesin, Turjan Hyskën.

Burimi: Shqiptarja.com

REELS

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!