Health

Tani, një analizë e vetme gjaku mund të dallojë autizmin tek fëmijët

Tani, një analizë e vetme gjaku mund të dallojë autizmin tek

Autizmi, ose Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (shkurt ASD) është një gjendje e komplikuar neurologjike, e cila shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë gjenet dhe mjedisin, të cilat ndërveprojnë në mënyrë që ende s’i kuptojmë. Edhe simptomat variojnë, që nga mungesa e aftësive shoqërore, e deri tek paaftësi për të folur, a procesuar ndjesitë normalisht. Këto tipare të komplikuara të sindromës komplikojnë edhe mënyrën si diagnostikohen fëmijët. Fëmijët shfaqin shenja të autizmit që 18-muajsh, por nuk ekziston një test i vetëm mjekësor që mund ta diagnostikojë dhe zakonisht duhen vite që të konfirmohet dyshimi, duke vonuar trajtimin.

Një studim i ri, i publikuar këtë të dielë, mund të sigurojë zgjidhjen drejt diagnostikimit dhe mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë autizmin dhe shkaqet pas tij.

Studiuesit europianë studiuan gjakun e 38 fëmijëve italianë të diagnostikuar me ASD dhe e krahasuan me gjakun e 31 fëmijëve që nuk vuanin nga autizmi. Fëmijët me autizëm ishin 7 vjeç e gjysmë, mesatarisht. Tek këta fëmijë, studiuesit gjetën shenja të proteinave të dëmtuara në plazmën e gjakut, shkaktuar nga oksigjeni ose glukoza.

Më pas, ata krijuan katër algoritme parashikues, të cilët përpunonin të dhënat dhe dilnin në përfundimin a vuan një fëmijë nga autizmi a jo. Algoritmi më i suksesshëm kërkonte për nivele të larta të një molekule të quajtur dityrosine, e cila shfaqet kur proteinat oksidohen, dhe nivele të larta të proteinave a yndyrnave të tjetërsuara nga kontakti me glukozën. Ky algoritëm parashikonte saktë praninë e autizmit 90% të rasteve dhe mungesën e tij 87% të rasteve.

“Ne presim që testi ynë të përmirësojë nivelin e saktësisë në diagnozat e autizmit, nga 60-70% i cili arrihet nga ekspertë të çrregullimeve neurologjike, në 90%. Dhe presim t’ua ofrojmë si shërbim spitaleve të pajisura ose jo me ekspertë neurologë,” thotë Naila Rabbani, drejtuesja e studimit, biologe.

Tani, një analizë e vetme gjaku mund të dallojë autizmin tek

Përveçse krijuan një test gjaku që diagnostikon autizmin, studiuesit besojnë se gjetjet e tyre sugjerojnë se proteinat dhe yndyrnat e tjetërsuara nga kontakti me glukozën dhe proteinat e oksiduara mund të jenë shkak i simptomave të sindromës. Fëmijët me ASD kishin më shumë shans t’u mungonte një sasi e konsiderueshme aminoacidesh. Ky fakt rikonfirmon teorinë e famshme se disa lloje autizmi shkaktohen nga një mutacion i rrallë gjenetik.

“Nuk kemi studiuar lidhjen e autizmit me vaksinat dhe s’mund të komentoj për këtë çështje,” shton Rabbini.

Analiza është gati, e patentuar dhe grupi i studiuesve po kërkon partnerë komercialë për zhvillimin e mëtejshëm dhe hedhjen në treg.

Burimi: Gizmodo

REELS

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

----tani-nje-analize-e-vetme-gjaku-mund-te-dalloje-autizmin-tek-femijet