Beauty > Vip Vanity

Cardi B është tani një bjonde lozonjare dhe jemi absolutisht pa fjalë

 Read in English

Nga flokë brunë e të gjatë, në brunë e të shkurtër, Cardi B ka vërtetuar se mund të përballojë edhe ndryshimin më drastik me një lehtësi të pashoqe. Sigurisht, me ndihmën e ca zgjatimeve ose parukeve. Dje, këngëtarja zbuloi një ngjyrë dhe gjatësi të re flokësh, akoma më fantastike se e para.

Cardi B na përplasi në fytyrë ondet e gjata e të arta, teksa i vareshin mbi kostumin e thurur bojëhiri. Ndërkohë, Cardi mbështetej tek një arush gjigand, dhuratë e të fejuarit të saj, Offset.

Me dhjetëra suksese të njëpasnjëshme, një të fejuar shpirt binjak në krahë, duket se kjo bjonde do të bëjë qejfin e një jete këtë verë.