Dashuri dhe seks > Martesa

Sekretet e një lidhjeje të gjatë na i tregon çifti që festoi plot 60 Valentine

 Read in English

Barbara dhe Barry Keeling janë një ndër ata çiftet e rrallë të cilët ia kanë dalë të festojnë 60 Shën Valentine bashkë. Ajo, 83, beson se sekreti i një lidhjeje të lumtur qëndron tek gjërat e vogla.

Të dalësh të paktën një herë në javë, të gjesh gjithmonë kohë për ta ngrënë darkën bashkë dhe kurrë të mos shtrihesh në shtrat pa sqaruar më parë atë inatin e drekës.

Gjithashtu të thuash më fal pas një debati, edhe nëse mendon se faji nuk është i yti i bën mirë marrëdhënies. Ndërsa për festa të tilla si 14 shkurti, e mira është të shkëmbehet diçka mes njëri-tjetrit, sado e vogël qoftë.

Çifti janë takuar për herë të parë në Birmingham në 1958-ën dhe u martuan një vit më pas. Ndonëse  sëmundjet e moshës nuk i lënë të kalojnë aq kohë sa më parë, çdo pasdite ata ulen në oborrin e tyre dhe qëndrojnë ashtu me duart e bashkuara.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Në fillim i thash nënës time që nuk do të merresha më me djem, për shkak se sapo kisha dalë nga një lidhje problematike,- tregon e moshuara. Pastaj takova atë dhe gjithçka ndryshoi. Ishte i sjellshëm dhe sharmant, ndryshe nga cilido që kisha njohur më parë.”

Çifti, rrëfeu se ta bësh çdo ditë të ndryshme nga tjetra ka gjithashtu një rëndësi të veçantë. 

“Gjeni kohë për të qenë shokë të ngushtë, ashtu sikurse burrë dhe grua. Kujdesuni të jeni gjithnjë aty për njëri-tjetrin dhe kujtoni gjithmonë njeriun të cilit dashuruat në fillim. Interesat e njëri-tjetrit duhet t’ju interesojnë gjithmonë. Mos mendoni se duhet ta kërkoni dashurinë, vjen kur më pak e prisni.”

Burimi: The Independent