Moda > How to wear

5 fustanet që janë përgjithmonë stil!

Sepse disa gjëra janë thjesht TË PËRJETSHME!

 Read in English

Fustani i mëndafshtë i viteve ’90 ka bërë histori kur vjen puna në fushën e modës. Siç i referohemi ndryshe “këmisha e natës” ka për t’u dukur kurdoherë bukur pavarsisht trendeve apo prurjeve të reja.

Po kështu mund ta vishni sa herë të doni, kur të doni dhe e kombinoni me gjithçka.

Fustani këmishë është krijimi më interesant i mundshëm.

Nga njëra anë dukeni serioze dhe brenda kodit të etikës (punë, mbledhje, konferenca), ndërkohë që nxirrni në pah sensualitetin tuaj.

Fustani i gjatë i hollë është një investim në garderobën tuaj. Dukeni stil dhe të veshura plot shije.

E kombinoni me një xhaketë lëkure dhe ja ku jeni gati të joshni këdo!

Një fustan me printe lule- lule blijeni pa e menduar dy herë.

Do t’ja gjeni gjithmonë vendin për ta veshur.

Jo më larg se disa javë më parë, Victoria Beckham veshi një të tillë. Pas saj, edhe Chloe Moretz.

Printet me lëkurë kafshësh janë të përjetshme. Çdo trend mund të marrë fund, vetëm ato nuk vdesin kurrë.

Një fustan leopard, zebër apo ku ta dimë se çfarë është në listën ME PATJETËR!