Kim na tregoi belin dhe s'po u besojmë syve: A është e mundur kjo?

 Read in English

Me shumë gjasa Kim e di që gjithë famën duhet t’ja atribuojë formave të saj trupore.

Aq shumë e fiksuar është pas tyre, sa ditën e djeshme tregoi publikisht se masa e belit të saj është 24 inch, që do të thotë diku tek 58 centimetra. Pra,  praktikisht 36-vjeçarja nënë e tre fëmijëve ka belin e një supermodeleje.

“Nuk e kam patur kurrë kaq.”- u shpreh ajo më krenare se kurrë.

Përmasat e yllit të Instagram-it duken pothuajse të pabesueshme, aq sa parukierja e saj personale dhe shoqja e ngushtë nisën ta pyesnin të habitura me detaje për përmasat e tjera trupore.

Sigurisht, dilema më e madhe e të gjithëve është se si ia del Kim të ketë një bel kaq të hollë dhe hije relativisht të mëdha. Për të mos folur më pas për të pasmet.

Kim justifikohet duke thënë se ka një regjim strikt fitnesi duke u ushtruar 6 herë në javë dhe kujdeset për ushqimet e saj. Gjithsesi, ne kemi dyshimet tona!

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm