S'mund të rrinte më gjatë pa të: Ribashkohet çifti i famshëm!

1 vit pas ndarjes, sërish tek njëri-tjetri

 Read in English

Ka kaluar pothuajse 1 vit nga ndarja e Katy Perry-it dhe Orlando Bloom, por gjasat janë që çifti të jenë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Muajin e kaluar u tha se po qëndrojnë në të njëjtin resort në Maldives, ndërsa tani një burimshumë pranë tyre bën me dije se dyshja janë sërish bashkë.

“Ata janë kthyer tek njëri-tjetri. Katy do që kësaj here t’i bëjë gjërat të funksionojnë. U përpoq shumë, por s’mundi ta harronte. Ai i intereson shumë. Kësaj here do të ruajnë një profil goxha privat, por e sigurtë është se janë bashkë.”- është shprehur ai për The Sun.

Ndonëse marsin e kaluar çifti u shpreh hapur se romanca e tyre mori fund, kurrë nuk i shkëputën kontaktet. Si aktori ashtu dhe princesha e pop-it shkëmbenin herë pas here pëlqime nëpër fotot e Instagram-it. Madje, në eventet ku kanë qenë të pranishëm, nuk i kanë kursyer as flirtet.

Pas Selena-s dhe Justin-it, duket se universi ka qenë duke punuar për ribashkimin e radhës.

 

Artikuj të ngjashëm