TV Mania

‘S’më ke bërë asgjë bastard’: Kënga e Ermalit ishte dedikim për babain e dhunshëm

12 Shkurt 2018

‘S’më ke bërë asgjë bastard’: Kënga e

Ermal Meta fitoi Festivalin e Sanremos në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n me këngën ‘Non mi avete fatto niente’ (Nuk më keni bërë asgjë), që në thelb flet për terrorizmin, por herën e parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar ka menduar për fëmijërinë e tij të dhimbshme.

Ermali e zbuloi diçka të tillë në emisionin pas spektaklit me Edoardo Leo dhe Carolina Di Domenico. Ai tregonte se pasi shkroi këngën bashkë me Moro-n dhe Andrea Febo-n, ka sjellë ndërmend babain e dhunshëm dhe ka theksuar se pavarësisht të gjithave, nuk i ka bërë asgjë dhe nuk ia ka ndaluar dot të jetojë një jetë të qetë.

“Kur e kam kënduar për herë të parë, më ka ardhur në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë’”.

Kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta flet publikisht për raportin e vështirë me të atin dhe dhunën e ushtruar prej tij, që i ka shkatërruar fëmijërinë. Diçka të tillë e ka reflektuar edhe në këngët ‘Lettera a mio padre’ apo ‘Vietato morire’. Në të parën babai i tij pasqyrohet si përbindësh dhe raporti i tyre tregohet shumë i turbullt, ndërsa në të dytën tregohet që viktimë e dhunës familjare, ishte pikërisht Ermali.

Burimi: Gossipetv

MOS I HUMBISNI