Showbiz

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon gjithçka duhet të dini për të

 Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

‘Akustiku i parë që realizova para 4-5 vitesh, më pëlqeu shumë dhe doja të kishte një vazhdimësi. Por gjërat rrodhën shpejt, m’u desh të shkoja në Los Angeles ku nisa dhe punën për albumin tim të parë ndërkombëtar dhe e lashë këtë projekt-ide të flinte. Por ndërkohë që e lija të flinte, më mbante zgjuar për shumë net me radhë…’

Dhe pas netësh të tëra që projektonte ide në kokën e saj, takimesh e konsultash me më të mirët e industrisë, Elvana Gjata ka sjellë dokumentarin e saj të parë, një film i shkurtër i jetës së këngëtares në prapaskenë, puna, miqtë, familja, gjithë faza përgatitore e koncertit të dytë akustik pas një pushimi 5-vjeçar dhe promovimi i gjashtë këngëve të reja të albumit akustik titulluar “3, Live Sessions”.

Albumi i titulluar ‘3’, ka marrë këtë emër falë lidhjes së fortë shpirtërore të Elvanës me këtë numër.

“3 është numri im i fatit, 3 është ditëlindja ime, 3 është dita e koncertit, 3 është numër hyjnor, pasi unë besoj në Zot dhe 3 është pallati i prindërve të mi, ku unë jam rritur.”

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Dokumentari, po ashtu i quajtur ‘3’, produksion i EMM (East Music Matters), është bërë me ndihmën e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Elvanës: Dalina Buzi, producente dhe skenariste, është kujdesur për drejtimin e të gjithë projektit televiziv, Erion Bubullima regjisor, Andi Gramo, menaxheri i saj ka qenë dhe këshilltari më i ngushtë gjatë këtij rrugëtimi dhe stilisti Valdrin Sahiti vijoi të ishte krahu i djathtë i saj edhe në këtë nismë.

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Skenografi Albi Çifligu, drejtor fotografie Shpëtim Baça dhe Florind Tenolli, grimi dhe flokët nga Sellma dhe Kaçi, dhe të tjerë profesionistë kontribuan në krijimin e këtij koncerti dhe dokumentari unik në llojin e tij në Shqipëri.

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Në dokumentar Elvana shfaqet në një prizëm më personal dhe gjithçka rrëfehet nga këndvështrimi i saj. Kjo është padyshim herë e parë që një artiste shqiptare i flet kaq afër publikut, por është dhe një hap shumë i madh në zhvillimin e Elvanës si artiste, që ka ruajtur gjithnjë një profil të ulët dhe është treguar shumë e rezervuar me daljet e saj në publik.

Në filmin e shkurtër transmetuar ekskluzivisht në Top Channel, tregohen përgatitjet për ‘koncertin sekret’ që u zhvillua në ish-hotel Sheraton ditën e ditëlindjes së Elvanës (3 shkurt). Puna intensive nisi 30 ditë më parë dhe është filmuar hap pas hapi deri në finalizim dhe shfaqjen para 100 të ftuarve specialë, që për Elvanën ishte dhe momenti më i rëndësishëm.

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

“Mund të them që kam dhënë shpirtin tek këto këngë, qoftë tek tekstet që kam shkruar, qoftë në bashkëpunim, në kompozim. Por unë mendoj që më i rëndësishëm në fund të ditës është interpretimi live.”

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Asnjë detaj i këtij projekti madhështor nuk ka kaluar pa miratimin e Elvanës. Mes përpjekjeve për të ruajtur shëndetin dhe zërin në formën më të mirë për natën e madhe, zgjedhjeve të fustanit apo grimit, Elvana ishte aq e përfshirë, sa thuajse kishte ndaluar së jetuari.

“Kur jam në punë kam një energji, një adrenalinë, që më mban motorët ndezur gjatë gjithë kohës. As nuk ha, as nuk pi, as nuk fle. Dhe ndonjëherë mendoj se të gjithë janë kështu si unë, as nuk hanë, as nuk pinë, as nuk flenë.”

Por suprizë, të tjerëvë u hahej dhe u pihej dhe u flihej kur i kapte mesnata ende duke xhiruar.

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

Megjithatë diçka e tillë ishte e nevojshme, për të mirën e të gjithëve, që në fund të arrihej rezultati që të gjithë kërkonin të arrinin. Synimi nuk ishte për të kaluar diçka tjetër të ngjashme, sepse diçka tjetër të ngjashme nuk kishte, sfida e vërtetë ishte me veten, jo vetëm e Elvanës por e gjithë personave të përfshirë në krijimin e këtij dokumentari që do t'i shtohet portofolit artistik të Elvana Gjatës dhe secilit prej tyre.

Si asnjë artist më parë: Dokumentari i Elvanës tregon

 

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë