Metropolitan > Art & Libra

Pse këto piktura të bardha shiten për miliona dollarë dhe tuajat jo

 Read in English

Kjo pikturë e Robert Ryman, e quajtur “Bridge,” u shit në një ankand të Christie’s për $20.6 milion në 2015. Lind pyetja: pse një pikturë e bardhë konsiderohet art dhe pse njerëzit harxhojnë kaq shumë për një të tillë?

Robert Ryman, "Bridge", 1980

Në fakt, ka shumë piktura të tilla të bardha. Ndër më të famshmet mund të përmendim “White Stone” e Agnes Martin;

Agnes Martin “White Stone”
Jo Baer “Untitled Triptych"
Josef Albers “Study for the homage to the square”

Shumë prej këtyre artistëve janë pjesë e Minimalizmit, një lëvizje artistike e cila zuri rrënjë në fund të viteve ’50. Fare mirë mund të mendoni se një artist cinik leu një kanavacë me bojë të bardhë dhe e shiti për miliona dollarë, por e vërteta është më e komplikuar se aq. E bardha s’është një njgyrë e pastër. Gjithmonë e njollos diçka. Nëse keni lyer shtëpinë e dini sa nuanca të së bardhës ka. Sigurisht, nëse sheh një pikturë të bardhë, të duket e bardhë e pastër. Nëse sheh një tufë të bardhash bashkë, kupton se e bardha mund të jetë e ngrohtë, e ftohtë, jeshile, blu, lejla.

Kur i afrohesh pikturave që përmendëm, vëren detaje që nuk t’i zë syri në fillim. Paterna, ngjyra, tekstura dhe imtësira të tjera që e bëjnë të jetë më shumë sesa thjesht një kanavacë e bardhë.

Artistët minimalistë donin që punët e tyre të përfaqësonin thjeshtësinë dhe të ishin sa më të zhvendosura nga autori të ishte e mundur. Minimalistët e zhveshën artin nga barra për të qenë për diçka tjetër. Arti i tyre nuk ishte imitim i realitetit, por një objek i mëvetësishëm. Artisti Frank Stella e tha më mirë: “Ajo që sheh, është ajo që sheh.”

Kur sheh Pop Art ose piktura ekspresioniste, e bën lidhjen më lehtë me artin, pasi janë të mbushura me referenca. Sheh një flamur, një çift ose natyrë dhe i lidh me gjëra që të kanë ndodhur, ose ke parë. Tek pikturat minimaliste vëzhguesi duhet të bëjë më shumë punë për t’i gjetur ose ngjitur një kuptim.

Diçka që thuhet shpesh për pikturat minimaliste, të cilat janë relativisht të lehta për t’u realizuar nga aspekti i aftësive, është fjalia: “Atë mund të kisha bërë dhe unë”. Dhe përgjigja është gjithmonë: “Por nuk e bëre.” E gjithë bukuria e pikturave apo mediumeve të tjera minimaliste është idea, koncepti pas tyre. Kështu që nëse të lindi idea dhe nuk dite ta materializosh, nuk mund të jesh kurrsesi në të njëjtin nivel me artistin që i bëri këto gjëra.

Një tjetër aspekt i bukur i pikturave të bardha ose minimaliste në tërësi është se shërbejnë si test Rorschach për shikuesin. Në vend të njollave të bojës në letër të bardhë, duhet të shohim një pikturë të bardhë dhe të kuptojmë ç’ndjejmë e pse.

Nëse kur shihni piktura të bardha ndiheni të nevrikosur ose një tjetër ndjesi negative, ndaloni për një moment dhe pyesni veten pse. Pse të bëri të ndihesh keq një pikturë e bardhë? Ndoshta piktura vetë nuk është një mrekulli e artit, por procesi drejt të kuptuarit të konceptit është.