Bota

Epokë e re po lind: Hidhet raketa më e fuqishme në botë!

7 Shkurt 2018

Epokë e re po lind: Hidhet raketa më e fuqishme në botë!

Firma lider e raketave SpaceX, sapo ka nxjerrë në treg raketën e parë masive, Falcon Heavy e cila është zyrtarisht më e fuqishmja në botë. E themeluar nga Elon Musk, SpaceX e ngriti në fluturim raketën ditën e djeshme rreth orës 15:45.

“Më duhet ta rishikoj sërish pasi për mua është ende e pabesueshme. Është padyshim gjëja më fantastikë që kam parë.” tha Musk.

Ai tregoi për CNN se si 3 milion njerëz panë ngritjen e raketës nga kureshtja e madhe.

Epokë e re po lind: Hidhet raketa më e fuqishme në botë!

Suksesi i së martës shënoi një hap të madh përpara për një kompani që tashmë ka arritur të shkundë industrinë e raketave me teknolojinë e saj novatore. Kompania shokoi botën duke bërë të mundur që në fazën e parë raketa të rikthehej sërish në Tokë.