Showbiz

Çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin sekret të Elvana Gjatës

Çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin sekret të
Elvana Gjata me bashkëpunëtorët e saj, Darko Dimitrov (majtas) dhe Pirro Çako (djathtas)

Për ditëlindje, Elvana Gjata mendoi të bënte diçka ndryshe. Në mendje kishte një koncert të thjeshtë për të promovuar këngët e albumit të ri, me pak njerëz, xhiruar thjesht, gjithçka thjesht. Nga kjo ide foshnjore, u realizua koncerti i mbrëmshëm, që ishte vërtet intim dhe i thjeshtë, por edhe spektakolar në mënyrën e tij.

Mbajtur në MakTirana Hotel and Tower, koncerti promovues bëri bashkë ajkën e asaj që ka për të ofruar Shqipëria dhe Kosova. Të pranishëm ishin emra të njohur të artit, televizionit, e biznesit, gra të rëndësishme të politikës, aktorë e këngëtarë të njohur.  Salla e pritjes, dekoruar në të zezë dhe të bardhë mikpriti të ftuarit më glamorozë, me veshje mbresëlënëse, për të cilët mund të lexoni këtu. Pas pak momentesh pritjeje dhe bisedash miqësore, të gjithë u ulën në sallën e koncertit, ideuar në tavolina me dy-tre karrige, ndriçim të butë dhe dekoruar me kopje të albumit akustik titulluar “3, Live Sessions”.

Mbrëmja nisi me një film të shkurtër, për fëmijërinë e Elvanës dhe rrugëtimin e saj drejt njeriut që është sot. Luhet një alegori e këndshme me diellin e rrënjët, e mesazhi me të cilin mbetemi në fund është i qartë porsi drita e diellit: Suksesi nuk ka fund e kurrë mos harro nga vjen.

Pas prezantimit dinjitoz, skenën më në fund e zë Elvana. Veshur me një kostum të zi e një  trëndafil të bardhë, dizenjuar nga Valdrin Sahiti, këngëtarja performoi gjashtë këngët e minialbumit, me nga një fjalim të shkurtër midis secilës. Performanca absolutisht të mahnitshme, qoftë nga Elvana, qoftë nga orkestra. Albumi është një bashkëpunim mes Elvanës, Pirro Çakos dhe Darko Dimitrov. Ajo i kërkoi vetë Çakos një bashkëpunim, si një prej idhujve të saj dhe arriti ta kthejë në muzikë pas pesë vitesh pauzë. Bashkë shkruajtën tekst e muzikë, orkestruar me dashuri nga Dimitrov,  këngë që do të mbeten gjatë në trashëgiminë e muzikës së lehtë shqiptare.

Çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin sekret të
Coveri i minialbumit "3, Live Sessions"

Çakos i pati mbetur peng në zemër fakti që nuk i kushtoi asnjë këngë Atdheut dhe Elvana i ka kënduar gjithmonë vendit të saj. Nga këtu lindi kënga “Ti Shqipëri më jep nder”, me tekst të përshtatur poezinë e njohur të Naim Frashërit. Ndërsa “Më fal”, nuk u “shkruajt” nga Elvana, por “u këndua ashtu siç i erdhi në shpirt”. Përpara se ta performonte, Elvana hoqi takat, sepse një këngë e tillë, s’mund të këndohet kurrsesi ndryshe. Ndërsa për “Xheloz”, takat u veshën sërish, po për të njëjtën arsye.

Fjalët e mbajtura mes këngëve të bënin të ndiheshe sikur ishe ti dhe Elvana, aq të ngrohta dhe të sinqerta tingëllonin. Dhe sidomos komike.  Elvana kishte super humor. Sigurisht, gjeti momentin të falenderonte njerëzit që e mbështetën në këtë nismë: kompoitorin Pirro Çako, violonistin Olen Çezari, bashkëpunëtorin e saj jetëgjatë Andy Gramm, producenten Dalina Buzi, orekstruesin Darko Dimitrov, prindërit, gjithë të ftuarit. Veshja e Elvanës u duk si një përshëndetje e heshtur ndaj lëvizjes Me Too, (me kostum të zi, siç u veshën yjet e Hollywood-it në Golden Globes dhe trëndafil të bardhë, siç mbajtën në duar a jakë të ftuarit e Grammy Awards), por fjalët që ajo tha për gratë e forta, ishin qartazi një tribut i thënë me zë të lartë e vetëbesim: Gratë janë të mrekullueshme.

Skenografia, e cila ishte një vepër arti më vete, u ideua si një shtëpi neoklasike. Në sfondin me dritare mund të shihej realisht Tirana natën, projektuar në ledwall. Kombinuar kjo me ndriçimin ekzaltues, çdo këngë merrte përmasa të reja, më të mëdha.

Koncertin e mbylli “Xheloz”, me ndihmën e Olen Çezarit dhe pjesën tjetër të mbrëmjes në skenë u ngjit Dren Abazi me Zig Zag Orchestra. Ndërkohë, Elvana zëvendësoi kostumin për një fustan të kuq e zbriti në sallë për të takuar të ftuarit e për të pozuar për kamerat.

Çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin sekret të

Gjithë ç’kemi për momentin janë foto, pasi ç’u xhirua do të transmetohet ekskluzivisht, në formën e një dokumentari në Top Channel, më 10 shkurt, që përkon me datën e publikimit të albumit. Të ftuarit, përfshirë mediat, nuk u lejuan të fotografonin apo filmonin, as për të postuar në rrjete sociale. Kur thamë koncert sekret, e kishim seriozisht. Ndërkohë, Elvana tha se po punon për albumin e saj të parë ndërkombëtar. Duke njohur stilin e Elvanës e duke dëgjuar “3, Live Sessions”, jemi të bindur se do të jetë një sukses.

Alberta Kamenica
Gazetare

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons