KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

'Gjyshe, shko në shtëpi': Enca reagon kundër Rosela Gjylbegut

4 Shkurt 2018

Këngëtarja Rosela Gjylbegu ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku gjatë lojës u pyet se me cilën këngëtare nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim. Rosela vendosi të përgjigjej duke thënë emrin e Encës.

Edhe më parë, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, kur u pyet lidhur me Encën, këngëtarja u shpreh kështu:

 “Nuk më lidh asgjë me këta emra dhe nuk i njoh fare e as nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk dua të gjykoj askënd, por për mua janë thjesht fenomene kalimtare, edhe pse më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt dhe kështu ndikojnë tek ata që i shohin”.

Në lidhje me këtë deklaratë nuk erdhi asnjë reagim nga Enca, por mesa duket këtë herë nuk e ka kapërdirë lehtë. 

“Sot mora vesh që Rosela Qylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi! Askush nuk do të të shohë ose të bashkëpunojë me ty”, shkruan ajo në Instagram.

E nervozuar, Enca në një lidhje direkte me fansat ka thënë se Rosela kërkon famë dhe do të bëhet pjesë e mediave rozë duke përmendur emrin e saj, ku ndër të tjera shton:

“Ne përkahim gratë, jo si disa të tjera. Çfarë ka kjo vajzë? Shkon në një program televiziv dhe flet keq për mua, ndërkohë që femrat nuk supozohen të bëjnë këtë....Prandaj mbështeteni atë, pëlqejeni dhe shpërndajini videot e vjetra të saj në Youtube sepse Rosela është kthyer fuqishëm”.

Këngëtarja shkodrane nuk ka reaguar ende.

MOS I HUMBISNI