Metropolitan

Filmi i parë shqiptar me skena të forta homoseksuale s’qe dhe aq i lehtë për aktorët

Filmi i parë shqiptar me skena të forta homoseksuale s’qe dhe aq

Një histori dashurie midis dy burrave të rinj e ndërprerë për shkak të luftës. Filmi “Martesa” i Blerta Zeqirit nisi të përflitet shumë ende pa pëfunduar, por nga 1 shkurti, ka nisur të shfaqet në kinematë e kryeqytetit. Filmi flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Filmi i parë shqiptar me skena të forta homoseksuale s’qe dhe aq

Albani dhe Genci janë edhe dy djemtë e dashuruar që kanë realizuar për herë të parë  në një film shqiptar skena erotike homoseksuale.

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” dy protagonistët kanë folur me shumë sportivitet rreth situatave të krijuara, madje i kanë ndjekur bashkë me familjarët e tyre në kinema. Por siç ka treguar Genc Salihu, këngëtar, disa momente nuk kanë qenë edhe aq të thjeshta për të realizuar: skena e seksit dhe mëngjesi i nesërm, kur duhet t’i drejtoheshin njëri-tjetrit me dashuri.

Ish- anëtari i jurisë në The Voice e pa premierën e filmit bashkë me të shoqen dhe siç pranoi, më shumë sesa mendimi i saj rreth skenave e shqetësonte mendimi i saj rreth trupit të aktorit tjetër, sepse kishte një trup shumë të mirë.

Në këtë film aktorët kanë ndërtuar skenaret vetë, prandaj është edhe më i natyrshëm aktrimi dhe bashkëveprimi mes tyre. “Martesa” është shfaqur në Festivalin e Filmit në Estoni, ku edhe është vlerësuar si debutimi më i mirë.

Filmi i parë shqiptar me skena të forta homoseksuale s’qe dhe aq

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.