TV Mania

Butrinti jo vetëm që s’qenka i lidhur, por bie dakord me fansat që s’duan Kiarën!

3 Shkurt 2018

Butrinti jo vetëm që s’qenka i lidhur, por bie dakord me fansat

Butrint Imeri dhe Kiara Tito, moderatorja e një emisioni dedikuar ndërhyrjeve estetike që do të nisë shumë shpejt në Klan, janë përfolur prej kohësh si të lidhur. Thuhej se kënga ‘Bella’ u shkrua për Kiarën dhe sikur këto të mos mjaftonin, të dy u fotografuan duke drekuar në Prishtinë. Kiarën e kryqëzuan fansat e Butrintit në Instagram, sepse janë të bindur se Butrinti është Zoti dhe Kiara s’bën për të, por ç’mendon Butrinti për këtë?

Këngëtari, pasi mohoi të ketë diçka me Kiarën në një intervistë për ‘Jo Vetëm Modë’ tregoi dhe arsyen pse nuk e mori mundimin të ndërhyjë për të qetësuar fansat e dalë jashtë kontrollit. Ai i respekton!

“Ai është mendimi i tyre dhe unë respektoj mendimin e fansave të mi. Fansat, muzika dhe shoqëria janë gjëja më e mirë në jetë.”

Kjo ishte mënyra e tij për të treguar që partnerja nuk bën pjesë tek prioritetet e tij. Kiara është thjesht një ‘shoqë e mirë’. “Jemi një rreth, shkojmë mirë, dalim, çdo këngëtar ka shoqe e shokë...”

Pra s’qenkan gjë.