Showbiz

Historia e Danjelës me zemër të madhe: 13-vjeçarja që përloti The Voice-n

Historia e Danjelës me zemër të madhe: 13-vjeçarja që

Danjela Toçi është vetëm 13 vjeç, jeton në Kukës me motrat, vëllain e vogël dhe gjyshen, ndërsa prindërit luftojnë varfërinë në një fshat të Kukësit. Në klipin prezantues të The Voice of Albania, Danjela duket e pjekur, pa emocione, një vajzë e rritur, që është përballur me jetën qysh në mosh të vogël, ndonëse siç tregon, prindërit janë përpjekur ‘të mos shohin lot në sytë e tyre’.

“Çdo fundjavë shkojmë në fshat për të ndihmuar mamin dhe babin. Ata janë shumë krenarë për ne, sepse edhe pse s’jemi me ta, jemi shumë të lumtur…kur babi ka punë të vështira shkoj në mal dhe dal me dhitë, kurse mamin e ndihmoj me punët e shtëpisë, punët e oborrit, bëjmë punë të ndryshme…”

Danjela, që kur të rritet dëshiron të bëhet veterinere, ose mjeke dhe të hapë një qendër për kafshët, siç dëgjojmë shpesh, nuk do të fitojë. Ajo do të kënaqet në The Voice, të bëjë krenarë prindërit e saj, por nëse anëtarët e jurisë do të ktheheshin, gjithë falënderimet shkojnë për mamin dhe babin që i plotësuan ëndrrën e saj më të madhe. 

“Jam shumë krenare për prindërit e mi, sepse bëjnë gjithçka për neve, dhe duan që në te jemi të lumtur dhe të mos shohim vuajtje, e të mos shohin lot në sytë tanë.”

Për prindërit e Danjelës konkurrimi në The Voice është vërtet një sakrificë e madhe. Me kushtet e tyre, vajtja në Tiranë dhe ndjekja e ëndrrës së vogëlushes së tyre nuk është e thjeshtë: “Me ato mundësi që kam do mundohem ta ndjek në Tiranë dhe kudo, dhe të më shkojë fëmija sa më mirë. Ishalla do Zoti…” tregon babai i 13-vjeçares në videon e prezantimit dhe duket se lutjet u dëgjuan dhe gjërat shkuan vërtet shkëlqyeshëm.

Danjela u ngjit në skenë me një fustan të vogël me motive kuqezi, për të kënduar këngën e Elvana Gjatës “Me Ty”. Një zë i pastër, aq i saktë, që jo vetëm ktheu të katër anëtarët e jurisë, por rrënqethi dhe ngriti në këmbë publikun, dhe personat që e dëgjuan më pas. Videoja e Danelës ka më shumë se 140 mijë shikime në YouTube, videoja më e klikuar që nga fillimi i The Voice-t dhe është shpërndarë edhe nga personazhe të ndryshme, me në krye Ledion Liçon, që janë prekur nga historia e saj, e finalizuar me një sukses shumë të merituar!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

----historia-e-danjeles-me-zemer-te-madhe-13-vjecarja-qe-perloti-the-voice-n